
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar së paku 1 milion e 69 mijë e 664 raste me koronavirus, si dhe 63 mijë e 6 vdekje, sipas të dhënave të John Hopkins Univerisy.
Vetëm të enjten atje janë regjistruar 29 mijë e 515 raste të reja dhe 2 mijë e 40 të vdekur, transmeton Klan Kosova.
Ka shtet që në të dhënat e tyre kanë përfshirë edhe “vdekjet e mundshme”, sipas JHU, por që në ditët në vijim të dhënat mund të rriten që mund të reflektojë ndryshim në metodën e numërimit.
Të dhënat përfshijnë të gjitha 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë dhe territoret tjera të SHBA-së, sikurse edhe rastet e riatdhesuara, nga ushtria, spitalet e veteranëve dhe burgjet federale.