SHBA ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan sot 66,273 raste të reja të koronavirusit dhe 941 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn.
Kjo rrit numrin e përgjithshëm kombëtar në 3.497.847 raste dhe 137.407 vdekje.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.