×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA: Pritet shqyrtimi i projektligjit që u ndalon punonjësve federalë përdorimin e TikTok

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Një komitet i Senatit të SHBA-së ka të ngjarë të votojë javën e ardhshme për një projektligj të paraqitur nga senatori republikan, Josh Hawley, në bazë të së cilit, punonjësve federalë në SHBA do të ju ndalohej të përdorin aplikacionin TikTok në pajisjet qeveritare.

    Komiteti i Sigurisë së Brendshme dhe Çështjeve Qeveritare do të marrë në shqyrtim projektligjin “Jo TikTok në pajisjet e qeverisë” më 22 korrik.

    “Ky aplikacion është një rrezik i madh për sigurinë”, ka thënë senatori Hawley.

    Disa agjenci amerikane që merren me çështje të sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës tashmë u kanë ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin, i cili lejon përdoruesit të krijojnë video të shkurtër.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ndalimin e aplikacioneve kineze përfshirë TikTok, duke thënë ky aplikacion ndan informacione me qeverinë kineze.

    Ai ka thënë se amerikanët duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e aplikacionit.

    Sipas një ligji kinez të vitit 2017, kompanitë kineze kanë një detyrim të mbështesin dhe bashkëpunojnë në punën e inteligjencës kombëtare të Kinës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Disa trupa janë gjetur pasi pjesë të Spanjës jugore dhe lindore u goditën nga përmbytje të forta të martën, me disa vende...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Sekretari i ri i NATO-s, Mark Rutte është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për herë të parë...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris mbylli fushatën e saj në Uashington me një paralajmërim për amerikanët se nëse zgjidhet...
    Të tjera
    Kronika30 Tetor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se përgjatë dy viteve e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në...
    Kronika30 Tetor 2024
    Një taksist është arrestuar nën dyshimin se gjatë kontrollit të veturës së punës, iu gjetën 110 gramë kokainë, në vlerë rreth 10...
    Kronika30 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka dal sot me raport lidhur me vdekjen e një të burgosuri gjatë kohës sa po transferohej nga Spitali...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Kështu është bërë e ditur në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit....
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me vartësin e tij, Hekuran Murati, njoftoi të martën për rritje pagash për punëtorët e sektorit...
    Lajme30 Tetor 2024
    Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Petrit Ajeti, sot do të raportojë në Kuvendin e Kosovës, para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.