Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Hong Kongut, Carrie Lam

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka vendosur sanksione ndaj kryetares së Hong Kongut, Carrie Lam, dhe dhjetë zyrtarëve të lartë nga Hong Kongu dhe Kina.

    Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se këto sanksione kanë për shënjestër ata që e kanë minuar autonominë e Hong Kongut, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express. “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Hong Kongut”, tha ai.

    Ky vendim erdhi disa javë pasi Kina miratoi një ligj kundërthënës të sigurisë për Hong Kongun, për të cilin kritikët kanë thënë se ia rrezikon liritë vendit me autonomi të pjesshme.

    Në mesin e personave të goditur nga sanksionet janë komisioneri policor i Hong Kongut dhe disa sekretarë politikë.

    Departamenti i Thesarit e akuzoi drejtpërdrejt zonjën Lam për zbatim të politikave të Pekinit për shtypjes e lirisë dhe proceseve demokratike.

    Të shtunën, qeveria e Hong Kongut e cilësoi vendimin për sanksione si ndërhyrje barbare në punët e brendshme të Kinës duke e përdorur Hong Kongun si peng.

    Në bazë të këtyre sanksioneve, 11 zyrtarëve do t’u konfiskohen të gjitha pronat në Shtetet e Bashkuara dhe do t’u ngrihen asetet financiare.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Mars 2023
    NATO ka kritikuar Rusinë për retorikën e saj bërthamore “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme” lidhur me vendosjen e mundshme të armëve bërthamore...
    Bota/Rajoni26 Mars 2023
    Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me jetë që i merr. Trajkoviq në Podcastin “Snaga Uma” (Fuqia e mendjes) tha...
    Bota/Rajoni26 Mars 2023
    Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pasi Moska njoftoi se do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Mars 2023
    Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me jetë që i merr. Trajkoviq në Podcastin “Snaga Uma” (Fuqia e mendjes) tha...
    Lajme26 Mars 2023
    Si pasojë e vetaksidentit në afërsi te Rrethi në Prishtinë, një person ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për...
    Bota/Rajoni26 Mars 2023
    Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pasi Moska njoftoi se do...
    Lajme26 Mars 2023
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka publikuar një video ku shihet duke u pastruar rrugët e kryeqytetit. “E diele. Prishtina e pastër”,...
    Lajme26 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka drekuar sot me homologun kosovar Albin Kurti në Tiranë. Rama tha se gjatë këtij takimi, kanë...
    Lajme26 Mars 2023
    Ka përfunduar takimi në mes të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti. Temë e diskutimit në takimin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.