×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Të presim ç’do të ndodh në Washington

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Profesori amerikan i “John Hopkins University” dhe eksperti për çështjet që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, thotë se do të jetë i lumtur nëse vërtetë në takimin e 27 qershorit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë do të diskutoheshin problemet ekonomike mes dy shteteve.

    Kështu ka thënë Serwer kur u pyet rreth temave që do të diskutohen në Shtëpinë e Bardhë.

    “Do të jem i lumtur të shoh që fokusi i takimeve në Washington të jenë çështjet ekonomike, barrierat tregtare jotarifore si dhe gjithashtu marrëveshjet ‘teknike’ të pa implementuara në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Ju duhet t’i pyesni presidentët nëse ata janë duke udhëtuar për një qëllim të tillë. Grenell thotë se po.”, ka thënë Serwer.

    Esperti amerikan ndërkohë e sheh si shprehje të vullentit të mirë për ndërtim të mirëbesimit, faktin që Kosova dhe Serbia kanë hequr dorë nga disa qëndrime dhe synime të tyre në prag të udhëtimit në Washington.

    Sipas tij, Serbia do të duhej të lobonte për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare në rast se dëshiron të tregojë fqinjësi të mirë.

    “Supsendimi i kampanjës së çnjohjeve dhe ajo rreth kërkimit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare janë veprime për ndërtimin e mirëbesimit me pak pasoja, përderisa është thënë që do të zgjasin deri në takimin (e Washingtonit). Nuk mendoj që zgjatja e tyre do të ishte një ide e mirë. Nëse Serbia dëshiron të demonstroj fqinjësi miqësore, duhet të sponzorizojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka shtuar tutje profesori amerikan për Express.

    I pyetur rreth takimit të Vuçiqit me Vladimir Putinin në Moskë një ditë para udhëtimit për në Washington dhe rreth asaj nëse zhvillimet paraprake demantojnë deklarimet e Grenellit për një “Takim për Ekonomi” në Shtëpinë e Bardhë, Serwer thotë se për një gjë të tillë duhet pyetur Vuçiq.

    Derisa shton se rreshtimi në anën e Moskës kundër Perëndimit nuk është asgjë e re dhe se është një taktikë klasike e Serbisë që megjithatë thotë se e pengon drejt anëtarësimit në BE.

    “Ju duhet ta pyesni presidentin Vuçiq. Ai vazhdimisht po e ben të qartë që nuk do të braktisë rehatinë e tij me Putinin në favor të një radhitje krahas Perëndimit. Loja me Moskën kundër Perëndimit është një sjellje klasike mbrojtëse që do të parandalojë Serbinë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

    Sa i përket deklartave të fundit të Grenell se ideja për korrigjim të kujfijve ishte politikë e John Bolton dhe jo e presidentit Trump, Serwer thotë se mbase një qëndrim i tillë tregon që emisari i Trump e ka kuptuar që lëvizja e kufijve dhe ndarja e Kosovës ishte ide e keqe.

    Megjithatë thotë se duhet pritur të shihet se çfarë do të ndodh në takimin e 27 qershorit në Washington, meqë sipas tij adminsitrata e Trump nuk shquhet për thënien e të vërtetës.

    “Unë mendoj që ndoshta Grenell e ka kuptuar që ndarja ishte një ide e keqe, e që do të ishte mirë nëse është e vërtetë. Por e vërteta nuk është vlerë e kësaj administrate. Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë prodhon takimi në Washington”, ka përfunduar Serwer.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se seanca e orëve të vona për sonte, duhet të përfundohet me patjetër me votim të pesë...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Politologu dhe eksperti për Ballkanin, Florian Bieber tha se shefja e re e BE-së, Kaja Kallas ka një qasje më të fortë...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot në seancën e Kuvedit të Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...
    Të tjera
    Sport05 Dhjetor 2024
    Njerëzit mbetën të hutuar ndërsa Donald Trump iu drejtua fansave përpara ceremonisë zyrtare të shortit të Kupës së Botës për Klube në...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Driloni e kanë diskutuar zbritjen e çmimit të madh nga Lela nga 170 mijë në 165 mijë euro për informatën...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Në edicionin e sontëm të Rubikonit me Adriatik Kelmendit, në mesin e shumë temave u diskutua edhe për ecurinë e seancës së...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sonte në seancên e Kuvendit ka...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë. Sipas të dhënave...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë se në Gjykatë Speciale ka edhe staf joprofesional sidomos në aspektin e përkthimit. Ai  ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.