×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Biden mbështetës më i fuqishëm sesa Trump i sovranitetit dhe integritetit të Kosovës

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Nga takimi 27 qershorit i krerëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, pritet shumë, ku sipas emisarit special amerikan në dialog, Richard Grenell, do të diskutohet vetëm çështjet ekonomike.

    Por, analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, nuk beson në paralajmërime të tillë nga administrata amerikane.

    “Duhet të presim dhe të shohim. Do të isha i lumtur nëse diskutojnë çështje ekonomike siç janë heqja e barrierave tregtare-doganore dhe zbatimi i marrëveshjeve teknike, që janë arritur tashmë midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Serwer në një intervistë për portalin serb ‘KosovoOnline’.

    Ai ka komentuar edhe deklaratën e Richard Grenell se ideja për korrigjim të kufijve ishte e ish këshilltarit të Trump për Siguri, John Bolton.

    “Nëse kjo është një përpjekje për të përmbylljen e bisedimeve për ndryshimin e kufijve, mirëpres deklaratën e zotit Grenell, për shkak të identifikimit të korrigjimit të kufijve si një ide e keqe. Sidoqoftë, kjo administratë nuk njihet për atë se thotë të vërtetën. Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndodh”, tha ai.

    Lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë deri në fund të këtij viti, Serwer se, “mund të kem të gjitha llojet e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve në SHBA, kjo është ajo që dëshiron Grenell”.

    “Mirëpo, pak ka gjasa që të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke dhe hyrjen [e Kosovës] në KB, të cilat janë çështje të mëdha”, shtoi ai.

    Serwer ka folur edhe lidhur me atë nëse do të ndryshojë qasja e SHBA ndaj çështjes së të Kosovës, nëse Trump i humb zgjedhjet presidenciale.

    “Po (do të ndryshojë). Biden do të jetë një kundërshtar i vendosur i çdo ndryshimi kufijsh për të kënaqur dallimet etnike në Ballkan dhe gjetkë. Ai do të jetë një avokues shumë më i fortë i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, sesa ishte zoti Trump, dhe do të mbështesë fuqimisht kërkesën e Serbisë për në BE, si dhe bashkëpunimin e ngushtë të SHBA-së me BE-në në Ballkan dhe gjetkë”, tha Serwer. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.