×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish telashe me ujë për prishtinasit, dëmtohet arteria kryesore e furnizimit nga Badoci

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, para pak minutash ka njoftuar se në këto orë të vona është dëmtuar linja TM Badovc Prishtinë, linja e Çelikut DN 600 mm.

    Kjo linjë, sipas KRU “Prishtina”, është nga më të vjetrat në funksion, por njëkohësisht është edhe një nga arteriet kryesore të furnizimit të qytetit me ujë duke përfshirë ne degëzimin fillestar për Graçanicën, pastaj Hajvalinë, Veternikun e mbi të gjitha Prishtinën me zonat e Matit, Bregu i Diellit dhe Aktashi një pjesë.

    “Ekipet e mirembajtjes së bashku me drejtoren teknike janë në terren duke punuar në alternativë tjetër për të furnizuar zonat e sipërme të Bregut të Diellit, zona që kohët e fundit kanë pasur probleme me furnizim me ujë”, thotë kompania në njoftim.

    Ujësjellësi nuk ka dhënë ndonjë afat për sanimin e gjendjes, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Giovanni Barbano, shefi i Misionit të EULEX-it, është shprehur i nderuar pasi që ai ka prezantuar punën e ekspertëve të mjekësisë ligjore...
    Lajme19 Mars 2025
    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka thënë se politika e Bashkimit Europian ka dështuar në...
    Kronika19 Mars 2025
    Një person është arrestuar sot në fshatin Shkozë të Malishevës pasi policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e tij brenda të cilës...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pezulloi dy partitw politike, Partia Republikane pwr Ndryshime dhe Shpresa Demokrate. Këto dy parti politike, sipas njoftimit nga...
    Lajme19 Mars 2025
    Sot në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj po mbahet e pamja në nderim të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës Hashim...
    Lajme19 Mars 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi personal i Hashim Thaçit ka thënë se ish-presidenti edhe pse i madh në historinë tonë, siç u shpreh ai,...
    Lajme19 Mars 2025
    Një grabitje me armë ka ndodhur paraditen e së hënës, afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Veternik. Si pasojë e të shtënave...
    Lajme19 Mars 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me qindra zyrtarë e anëtarë të kësaj partie kanë vizituar sot familjen Thaçi për t’iu shprehur...
    Lajme19 Mars 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për pranimin në prova materiale të disa dokumenteve që kanë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.