Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, para pak minutash ka njoftuar se në këto orë të vona është dëmtuar linja TM Badovc Prishtinë, linja e Çelikut DN 600 mm.
Kjo linjë, sipas KRU “Prishtina”, është nga më të vjetrat në funksion, por njëkohësisht është edhe një nga arteriet kryesore të furnizimit të qytetit me ujë duke përfshirë ne degëzimin fillestar për Graçanicën, pastaj Hajvalinë, Veternikun e mbi të gjitha Prishtinën me zonat e Matit, Bregu i Diellit dhe Aktashi një pjesë.
“Ekipet e mirembajtjes së bashku me drejtoren teknike janë në terren duke punuar në alternativë tjetër për të furnizuar zonat e sipërme të Bregut të Diellit, zona që kohët e fundit kanë pasur probleme me furnizim me ujë”, thotë kompania në njoftim.
Ujësjellësi nuk ka dhënë ndonjë afat për sanimin e gjendjes, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.