×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Senati i SHBA-ve për herë të parë në histori emëron një afro-amerikan shef të Forcave Ajrore

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Senati i SHBA-ve njëzëri ka votuar aprovimin e gjeneralit Charles Brown Jr. për shef të shtabit të Forcave Ajrore, me çka për herë të parë në historinë e SHBA-ve emërohet një afro-amerikan në këtë post të lartë të këshillit ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Brown u emërua me mbështetje të 98 votave dhe asnjë kundër, përveç senatorëve Bob Casey dhe Ben Cardin të cilën nuk votuan.

    Më parë, Brown ishte komandant i Forcave Ajrore të Paqësorit, pasuar nga një karrierë mbi tre dekada në Forcat Ajrore dhe udhëheqje të një skuadre luftarake si zëvendës komandant për Komandën Qendrore të SHBA-ve.

    Me përfaqësues nga secila degë e shërbimit luftarak, shefat e përgjithshëm të shtabit, ku tani do të shërbejë Brown, në mënyrë kolektive këshillojnë presidentin për çështjet ushtarake, si dhe këshillat e sigurisë.

    Brown lëshoi një video-mesazh në përgjigje të vdekjes së afro-amerikan George Floyd, i cili më 25 maj vdiq në Minnesota pasi një polic i bardhë mbajti gjurin e tij mbi qafën e viktimës për pothuajse 9 minuta duke injoruar lutjet e tij se nuk mund të merrte frymë.

    Në video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Brown reflektoi mbi gjendjen e drejtësisë racore në Amerikë.

    “Ja se çfarë mendoj unë… mendoj se sa jam i mbushur me emocion, jo vetëm për George Floyd-in, por për shumë afro-amerikanë që kanë pësuar të njëjtin fat si të George Floyd-it. Jam duke menduar për protestat në vendin tim, për tokën e ëmbël të lirisë, barazinë e shprehur në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën që unë jam betuar për jetën time se do ta mbështes. Jam duke menduar për një histori të çështjeve racore dhe për përvojat e mia që jo gjithmon thurnin lirinë dhe barazinë”, tha Brown në videon e cila u bë virale.

    Video-mesazhi i tij është ri-postuar më shumë se 27 mijë herë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.