×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi thotë se Ligji për Gjykatën Komerciale do të jetë gati në tetor

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, në një konferencë për medie ka deklaruar se ka ndërmarr iniciativa për çështjet që lidhen me Komunën e Prishtinës.

    Ministri Selimi njoftoi se MD-ja është në përfundim të Ligjit për Gjykatën Komerciale.

    “E njoftova për disa iniciativë që kanë të bëjnë me çështjet civile, siç është çështja e pronave. E informova që MD-ja është në përfundim për Ligjin për Gjykatën Komerciale e cila do të jetë gati në tetor”.

    “Do të ofrojmë gjitha kapacitetet për Ligjin e Prishtinës. Legjislacioni sekondar ka të bëjë me policinë e Komunës, mbrojtjen e qytetarëve të komunës dhe pronave”, u shpreh ai.

    I pari i Prishtinës, potencoi se Ministria e Drejtësisë po punon për ndryshimet në Komunën e Prishtinës, përfshirë Kodin Civil.

    Po ashtu Ahmeti theksoi se u diskutua edhe për procesin e vettingut, raporton EO.

    “Diskutuam mbi planet dhe qëllimet e MD-së për muajt në vijmë. Diskutuam për pikat që janë të rëndësishme për Komunën e Prishtinës dhe ndryshimet”.

    “Diskutuam për Kodin Civil, u njoftova për çështjen e reformave dhe për procesin e vettingut. Do të vijmë në një rrugë përpara nga premtimet e ndërkombëtareve”.

    “Të përpilojmë Ligjin për Policinë e Prishtinës dhe të bëjmë një udhëzim administrativ për departamentin brenda policisë për çështjet e Prishtinës”.

    “Diskutuam për situatën me pandeminë dhe zbatimin e masave. Menduam për mënyrat e tjera që do të ndihmonin nivelin qendror e lokal në luftim me pandeminë”, ka thënë Ahmeti.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.