×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Serbisë nuk duhet t’i lejohet qasja në telekomunikim

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur edhe për çështjen e shitjes së IPKO-s dhe interesimit nga ana e një investitori bullgar, i njohur për lidhje të shumëfishta ruse dhe me dyshime për përfshirje në afera kriminale.

    Ai ka thënë se nuk duhet të lejohet që të rrezikohet siguria e qytetarëve.

    “Telekomunikimi pra kjo fushë është një pjesë strategjike e shtetit të Kosovës. Pra nuk është thjeshtë një ndërmarrje tregtare ku tregu i lirë vendos. Pra çështja e telekomunikimit është infrastrukturë strategjike e Kosovës, që ka të bëjë me sigurinë”.

    “Shteti do të duhej ta shihte këtë jo vetëm si biznes të komunikimit të qytetarëve, por do të duhej ta shihte si aset të sigurisë së vendit që do të duhej ta ruante shumë”.

    “Kosova duhet të ketë parasysh ta ruajë sigurinë e shtetit dhe qytetarëve. Kjo siguri duhet të mos rrezikohej në asnjë rast, dhe në rastin konkret të mos i lejohet askujt si Serbia dhe as Serbisë që të kishte qasje në fushën e telekomunikacionit”.

    “Telekomunikimi në Kosovë do të duhej ta shihnim më me kujdes, nëse nuk do të shihej dhe nëse Qeveria ndaj kësaj fushe do të reagojë si ndaj ndonjë ndërmarrje që e kanë nxjerr në shitje, atëherë do të kthehej në një target të lirë që e duan vetëm si treg”.

    “Duhet të bëjë gjithçka cilado kompani e Kosovës që ka të bëjë telekomunikim pavarësisht a është private apo publike, në rastin konkret private nuk do të duhej të kthehej në një aset që do ta përdorte Serbia dhe askush tjetër që ka qasje si Serbia ndaj Kosovës. Do të duhej të mos binte në duart e atyre që e rrezikojnë sigurinë në Kosovë”, ka thënë Selimi në Edicionin Special.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.