×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Qeveria Hoti e ka pozicionuar Kosovën të pabarabartë përballë Serbisë

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, para gazetarëve ka thënë se nuk mund të ftohen për dialog nga një qeveri e cila me heqjen e reciprocitetit e ka pozicionuar Kosovën të pabarabartë përballë Serbisë.

    Selimi mes tjerash ka thënë se thirrja nuk është për dialog por është pajtim për një marrëveshje të rëndë për Kosovën.

    “Nuk kemi të bëjmë me një qeveri as legjitime e as legale dhe në anën tjetër edhe vetë veprimet e kësaj qeveri siç është heqja e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë e ne ndërkohë ftohemi që të mbështesim këtë qeveri për të diskutuar me Serbinë atëherë aq më të bindur jemi që kjo qeveri të ndihmohet por kjo qeveri duhet të pengohet në raport me masat dhe situatën që ka krijuar përballë Serbisë. Vetë fakti që ne të shkojmë në dialog me Serbinë duke e pozicionuar automatikisht Kosovës si të pabarabartë pra duke hequr masat na tregojmë që hapat e kësaj qeverie janë të njëjta siç kanë qenë të Thaçit e aq më tepër kur dihet përcaktues për formimin e kësaj qeveri ka qenë vetë presidenti Thaçi”, deklaroi Selimi.

    “Është një rutinë e shumë ambasadave që thërret qytetarët e vet se aty ku ka tubime qoftë edhe festime të jenë të njoftuar dhe asgjë më tepër asgjë më tepër nuk është se sa një njoftim që i bënë qytetarëve të vet që në datë të caktuar do të ketë tubim dhe kjo nuk mund të përdoret nga askush si kundërshtim sepse tek e fundit kanë të drejtë të mblidhen duke respektuar edhe rregullat dhe të shënojnë përvjetorin e çlirimit të vendit po ashtu edhe simpatizantët e VV-së kanë të drejtë të mblidhen dhe të shënojnë 15 vjetorin dhe kjo nuk është protestë por edhe të ishte protestë nuk është dhunë”.

    “Thirrja e tyre nuk është thirrje për dialog, është pajtim për marrëveshje që është e rëndë për Kosovën”, theksoi Selimi i VV-së.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.