×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Së paku pesë të vdekur nga tërmeti në Meksikë

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Të paktën pesë persona kanë vdekur nga një tërmet i fuqishëm që i goditi gjashtë rajone meksikane.

    Shumë meksikanë ishin duke punuar nga shtëpia pasi kryeqyteti Mexico City është në karantinë për shkak të koronavirusit. Megjithatë, sistemi i alarmit funksionoi mirë, duke u dhënë kohë banorëve që të dilnin nga shtëpitë dhe banesat.

    Tërmeti kishte fuqi prej 7.4 shkallësh të Rihterit dhe epiqendra e tij ishte në rajonin jugperëndimor, Oaxaca, ku u regjistruan të gjitha viktimat, shkruan “BBC”.

    Kjo dridhje ndodhi më pak se tri vjet pas një tërmeti të fuqishëm që shkaktoi qindra të vdekur e la mijëra njerëz pa strehë në Mexico City.

    Një zyrtar lokal në qytezën turistike, La Crucecita, tha se rreth 200 shtëpi janë dëmtuar. “Kemi humbur gjithçka për një moment para natyrës. Kjo është puna jonë e jetës”, tha Vicente Romero.

    Pjesëtarët e ekipeve emergjente ende nuk kanë mundur të arrijnë në fshatrat e izoluara që besohet se janë goditur nga tërmeti, duke ngjallur frikë se numri i personave të lënduar është më i lartë.

    Gjashtë orë pas tërmetit, në rajonin e prekur nga tërmeti u regjistruan më shumë se 400 dridhje tjera më të dobëta. Dridhja më e fuqishme ishte me 4.6 shkallë të Rihterit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.