00:27 | 01 Korrik 2020
Një shpërthim i fuqishëm në një klinikë mjekësore në Teheran të Iranit ka vrarë të paktën 13 persona dhe plagosur gjashtë të tjerë, raportojnë mediat iraniane.
Prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr, u citua të ketë thënë se shpërthimi ndodhi në qendrën shëndetësore Sina At’har.
Alqasimehr tha se të lënduarit janë transferuar në një spital për trajtim mjekësor.
Zëvendës-guvernatori i Teheranit, Hamidreza Goudarzi, tha për televizionin shtetëror se një rrjedhje nga rezervuarët e gazit mjekësor në ndërtesë, ka qenë shkaku i shpërthimit.
Televizioni Shtetëror i Iranit raportoi se mund të ketë më shumë shpërthime, sepse brenda spitalit ka një numër rezervuarësh të tillë.

Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
Sponsoruar
Të tjera
-
08:55 | 05 Korrik 2022
-
08:54 | 05 Korrik 2022
-
08:49 | 05 Korrik 2022
-
08:47 | 05 Korrik 2022
-
08:44 | 05 Korrik 2022
-
08:39 | 05 Korrik 2022
-
08:30 | 05 Korrik 2022
-
08:29 | 05 Korrik 2022
-
08:25 | 05 Korrik 2022
-
08:18 | 05 Korrik 2022
-
08:16 | 05 Korrik 2022
-
08:08 | 05 Korrik 2022