×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa para do të marrë Kosova nga BE-ja për tejkalimin e krizës?

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Kosova deri më tani ka arritur të përfitojë vetëm 5 milionë euro nga 3.3 miliardë euro të premtuara në Samitin e Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor, bëjnë të ditur zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës.

    Bashkimi Evropian, në deklaratën e Samitit të Zagrebit ka konfirmuar përkrahjen për vendet e Ballkanit Perëndimor për tejkalimin e pandemisë dhe pasojave të COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi), duke ofruar fonde të BE-së me shumën totale prej 3.3 miliardë euro.

    Këto mjete të ndara është thënë se kanë për qëllim adresimin e menjëhershëm të nevojave shëndetësore dhe humanitare të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit si dhe për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

    Zëvendësministri në detyrë i Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani nga këto fonde të premtuara për Ballkanin Perëndimore në Samitin e Zagrebit, Kosova ka përfituar 5 milionë euro si ndihmë për pajisje shëndetësore për Ministrinë në detyrë të Shëndetësisë.

    Ndërkaq, fondet tjera të cilat pritet të merren janë duke u negociuar me Bashkimin Evropian.

    “Nga këto fonde (3.3 miliardë euro) Kosova synon të përfitojë edhe 50 milionë euro të tjera të cilat do të alokohen nga fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit, si ndihmë për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike. Bashkimi Evropian, po ashtu synon të ndajë edhe 455 milionë euro për riaktivizim ekonomik, që do të jepen në kombinim me institucionet financiare ndërkombëtare për tërë rajonin. Kosova do të përfitojë nga kjo pako, por shuma nuk është e përcaktuar ende”, thotë Kryeziu.

    Ndërkaq, në formë huaje, bën të ditur Kryeziu, nga këto fonde të premtuara në Samitin e Zagrebit do të jepen 750 milionë si ndihmë makrofinanciare për tërë Ballkanin Perëndimor dhe këtu Kosova pritet të përfitojë 100 milionë euro.

    Kryeziu shton se këto mjete, që do të merren hua ndërkombëtare, do të duhet të ratifikohen me dy të tretat në kuvend, ashtu siç parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës.

    Por, problem aktual i këtyre marrëveshjeve dhe disa të tjerave që tani vetëm janë nënshkruara me mekanizmat ndërkombëtarë mbetet ratifikimi i këtyre marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

    Demush Shasha, drejtor Ekzekutiv i Institutit EPIK, thotë për Radion Evropa e Lirë se përfitimi i fondeve të premtuara në Samitin e BE-së nuk është proces i lehtë dhe siç thotë ai, Kosova në të kaluarën është ballafaquar me probleme në absorbimin e fondeve të BE-së.

    Ai kujton vitin 2019 kur Kosovë kishte humbur 12 milionë euro fonde nga BE-ja të dedikuara për ndërtimin e deponisë së mbeturinave të rrezikshme në Kosovë.

    “Kemi raste që tregojnë që Kosova nuk ka pasur kapacitete të menaxhojë fondet e BE-së”, thotë Shasha.

    Problemet në përfitimin e fondeve të BE-së, shton Shasha, janë si pasojë e një mungese të vullnetit politik për krijimin e një administrate profesionale, të depolitizuar e cila do të ishte në gjendje që mbajë dhe zhvillojë një dialog institucional me Komisioni Evropian dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë financiarë.

    “Mungesa e vullnetit politik për të krijuar kapacitete administrative të institucioneve, ka sjell një ambient në Kosovë që të mos ketë kapacitete të mirëfillta administrative për menaxhim të asistencës së huaj. Megjithatë, duhet të mbesim me shpresë që institucionet tani duke u ballafaquar edhe me rreziqet që i shkaktojë pandemia COVID-19 do të kenë një fokus dhe vëmendje sa i përket ndihmës që po i jepet”, thotë Shasha.

    Në qershor të vitit 2019, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë pati njoftuar për anulimin e një projekti në vlerë prej 12 milionë eurosh për ndërtimin e deponisë së mbeturinave të rrezikshme në Kosovë. Sipas BE-së, deri tek anulimi i projektit erdhi pasi Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës refuzoi ngritjen e deponisë në territorin e kësaj komune.

    Humbjet e këtyre fondeve në atë kohë, përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, i kishin konsideruar si paaftësi të Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve relevante komunale për të përfituar nga ndihma financiare e Bashkimit Evropian.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.