×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa kushtuan dhe nga cilat shtete u blenë maskat për mbrojtje nga COVID-19 në Kosovë?

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Këtë të dielë bëhen fiks gjashtë muaj që nga dita kur në vend u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19. Për t’u mbrojtur nga infektimi, institucionet shëndetësore apeluan te qytetarët që të bartin maska që në ditët e para. Pas rritjes së rasteve, u detyruan edhe që ta bënin obligative bartjen e saj. Por, prej nga vijnë maskat që përdorin kosovarët dhe sa është vlera e tyre?

    Shumica e maskave mbrojtëse të cilat i kanë përdorur kosovarët në këtë kohë pandemie, e kanë origjinën nga shteti ku u regjistrua rasti i parë me koronavirus në botë. Për maskat që janë importuar nga Kina, janë ngritur edhe dyshime se mund të jenë kancerogjene, ani pse deri tash nuk është vërtetuar një gjë e tillë.

    Nën këtë dyshim, javë më parë ishin kthyer mbrapsht rreth 50 mijë të tilla dhe ishte premtuar kujdes i shtuar rreth importit të tyre nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

    Por, Kina nuk është vendi i vetëm prej të cilit kanë blerë maska qytetarët e vendit. Mjete të tilla mbrojtëse janë importuar edhe nga Italia, Franca, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut.

    Së paku kështu thuhet në statistikat mbi importin e maskave që ka siguruar Gazeta Express nga Dogana e Kosovës.

    Bazuar në këto statistika, për blerjen e maskave deri tash janë shpenzuar mbi 2 milionë euro, derisa janë blerë edhe dezinfektues në vlerë rreth 700 mijë euro.

    Dezinfektuesit janë blerë nga Shqipëria, Kina, Belgjika, Spanja, Hungaria, Turqia, Italia, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera.

    Për cilësinë e maskave që vijnë nga Kina kishte paralajmëruar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

    “E nise prej maskave se u bo biznes maska, çfarë maske, çfarë garancioni ki për këtë maskë, kush e ka prodhuar, asnjë kriter s’e ka. Kjo mundet me qenë kancerogjene, duhet me qenë e licencuar bashkë me kompaninë e cila vjen. 90 përqind e maskave që po vijnë janë prodhim kinez, sa kanë garanci këto. U takon institucioneve tona me u marrë me këtë problematikë”, kishte thënë Haxhiu.

    Për këto deklarime të Haxhiut, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, kishte paralajmëruar kujdes të shtuar, derisa kishte treguar edhe një rast kur ishin kthyer mbrapa rreth 50 mijë të tilla.

    “Nuk janë të vërtetuara ato që ka thënë deputeti. Ne kemi inspektuar para një jave sasinë e konfiskume që Dogana i ka ndalë rreth 50 mijë maska që kanë ardh nga Kina, meqenëse nuk e kanë pas atë testin e kryer dhe i kemi kthyer mbrapa. Meqenëse është ngritur ky shqetësim nga deputeti, ne do të kemi kujdes pak më të shtuar te ky produkt”, kishte thënë Krasniqi në T7.

    Ndryshe, vendosja e maskës është bërë e obligueshme që nga korriku, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19. Qytetarët janë të obliguar që në të gjitha vendet ku qëndrojnë, prej momentit kur dalin nga shtëpia apo banesa, ta kenë të vendosur maskën për mbrojtje nga koronavirusi.

    Ata që nuk e respektojnë këtë vendim, dënohen. Bazuar në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, kushdo që nuk vendos maskën dënohet me gjobë prej 35 euro.

    “Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro”, thuhet në ligj.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se peshku në tregun e Kosovës është i  sigurt për  konsum. Në një njoftim të...
    Lajme16 Maj 2025
    Në Bazën e Njësive Speciale “Vrella”, është zhvilluar me sukses një trajnim i përbashkët ndërmjet Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese të...
    Lajme16 Maj 2025
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, u takua me shefin e Misionit Eulex, Giovanni Barbano. Në njoftimin e ambasadës italiane thuhet...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Eugen Cakolli, nga KDI, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se ish-ministrat që janë bërë deputetë në zgjedhjet e fundit s’janë...
    Lajme16 Maj 2025
    Sonte në orën 20:00, Festivali Sunny Hill do të publikojë zyrtarisht listën e plotë të artistëve që do të marrin pjesë në...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në kontekstin e Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian,...
    Lajme16 Maj 2025
    Më 2 dhe 3 qershor të këtij viti në Prishtinë do të mbahet edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtarë për Gratë, Paqen...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është takuar me Bordin e ZRrE-së për të diskutuar shqetësimet e sektorit privat në...
    Sport16 Maj 2025
    Real Madridi nënshkroi me Jude Bellinghamin para dy vitesh, dhe tash më 2025, klubi madrilen mund ta sjellë edhe vëllain e tij...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.