×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sa gjatë reziston coronavirusi në rroba?

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Kemi mësuar të ruajmë distancën nga të tjerët, të dizinfektojmë shtëpinë dhe të pastrojmë telefonat për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

    Po rrobat? A mbijeton virusi në rroba dhe si mund t’i pastrojmë?

    Organizata Botërore e Shëndetit thotë se s’dihet ende me siguri sa gjatë jeton virusi në sipërfaqe të pajeta, por me informacionet që kanë “virusi mund të qëndrojë mbi sipërfaqe për disa orë deri në disa ditë.”

    Harvard Health bën me dije se virusi ka më shumë gjasa të mbijetojë në sipërfaqe të forta sesa në të buta si puna e rrobave. Sidoqoftë, mjekët këshillojnë që të heqim këpucët dhe rrobat në momentin që hyjmë në shtëpi.

    Institucionet e shëndetit publik në Amerikë udhëzojnë që rrobat të lahen me ujë të ngrohtë dhe të thahen tërësisht. Gjithashtu, mos harroni të dizinfektoni koshat e rrobave të palara.

    Kushdo që kujdeset për larjen e rrobave të një personi të sëmurë duhet të përdorë doreza dhe t’i hedhë pas çdo përdorimi. Sigurohuni të lani duart dhe të mos shkundni rrobat e palara që të mos përhapni virusin në ajër.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Mars 2025
    Sa herë e ke gjetur veten duke menduar se nuk po bën mjaftueshëm për të arritur ëndrrat e tua? Mbase fajëson mënyrën...
    Lifestyle14 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 14 mars 2025 nga Christine Haas Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër...
    Lifestyle13 Mars 2025
    Ka disa ushqime që edhe nëse konsumohen në sasi të vogla, sabotojnë çdo përpjekje për të humbur peshë. Studimet kanë treguar se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e  Kosovës në varrimin e të atit, i...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Lajme17 Mars 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    “Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.