×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa është e sigurt dalja në zyrë gjatë kohës së pandemisë?

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Pandemia me coronavirus ka izoluar shumë vende të botës për një periudhë, ka kufizuar shumë aktivitete, dhe ka ndryshuar shprehi të shumta të njerëzve.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sëmundja COVID-19, që e shkakton coronavirusi, kryesisht përhapet nga pikëzat që lëshojmë kur flasim, kollitemi apo teshtimë ose në rast të kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara.

    Ekspozimi mund të ndodhë në vendin e punës, gjatë udhëtimit për në punë, ose gjatë ndonjë udhëtimi zyrtar në një zonë ku ka me transmetim të komunitetit lokal, si dhe në rrugën për dhe nga vendi i punës.

    Rreziku i ekspozimit ndaj COVID-19 në vendin e punës varet nga gjasat e të qenurit brenda 1 metrit afër tjerëve, nga kontakti i shpeshtë fizik me njerëzit që mund të infektohen me coronavirus dhe përmes kontaktit me sipërfaqe dhe objekte të kontaminuara.

    OBSH rekomandon që masat për të parandaluar transmetimin e COVID-19 të zbatohen në të gjitha vendet e punës dhe për të gjithë personat në vendin e punës. Masat e rekomanduar përfshijnë larjen e shpeshtë ose dezinfektimin e duarve me dezinfektues me përmbajtje të alkoolit, mbajtjen e higjienës, mbajtjen e distancës fizike ose vendosjen e maskave kur mbajtja e distancës nuk është e mundur.

    Po ashtu, rekomandohet pastrimi i rregullt i mjedisit të punës dhe dezinfektimi dhe shmangia e udhëtimeve të panevojshme.

    Po ashtu, rekomandohet që kur njerëzit teshtinë apo kolliten, të mbulojnë fytyrën.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon sigurimin e hapësirës së mjaftueshme, të paktën 10 metra katrorë për çdo punëtor.

    Gjithashtu, në të gjitha vendet e punës, në zyre, duhet të ketë ajër të pastër. Për punët dhe detyrat e punës me rrezik të mesëm ose të lartë të ekspozimit, OBSH-ja rekomandon rritjen e ventilimit përmes ajrimit natyral ose ventilimit artificial, mundësisht pa riciklim të ajrit. Në rast të riciklimit të ajrit, filtrat duhet të pastrohen rregullisht.

    Qeveria e Kosovës në vendimet e marra kundër përhapjes së coronavirusit, ka rekomanduar që institucionet ta reduktojnë stafin dhe nga zyrat të punojnë vetëm stafi esencial.

    Sipas Faik Hotit, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherit kontribuues i Manualit kundër përhapjes së infeksionit me COVID-19, kjo nënkupton që në punë duhet të dalin ata për të cilët ka nevojë që të kryhen shërbime të veçanta, shërbime që ruajnë kontinuitetin e veprimtarisë, por edhe sjellja në zyre nënkupton që të ketë më pak personel.

    Sidoqoftë, Hoti thotë se në zyre distanca mes tavolinave të punës duhet të jetë në nivelin e duhur (distanca mes tyre 1.5-2 metra) dhe të mos ketë shumë persona brenda një zyre. Po ashtu, ai thotë se duhet të përdorën dezinfektuese, të bëhet ajrosja e ambienteve të punës dhe të shmangen kontaktet e panevojshme me palë, kur puna mund të kryhet në distancë.

    “Këshillat kryesore janë përcjellja e vazhdueshme e statusit shëndetësor, matja e temperaturës, dezinfektimi i rregullt i duarve, i ambienteve të punës dhe shmangja e grumbullimeve në më tepër se 4-5 persona, qoftë në hapësirat publike apo edhe brenda edhe institucioneve ku kryhen veprimtari”, thotë Hoti.

    Sipas tij, gjatë ushtrimit të veprimtarisë, maska tashmë është e obliguar të bartet dhe ajo duhet të bartet në mënyrë të drejtë.

    “Kurdo që brenda një zyre ka më tepër se një person, rekomandohet bartja e maskës”, shton Hoti.

    Në Manualin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, të cilin e ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, punonjësit udhëzohen që të mos përdorin telefonat, tavolinat, zyrat apo mjetet apo pajisjet e punës të punonjësve tjerë, kur është e mundur. Nëse është e domosdoshme, rekomandohet pastrimi dhe dezinfektimi para dhe pas përdorimit tyre.

    Punonjësit të sëmurë obligohen që të qëndrojnë në shtëpi.

    Gjithashtu, parashihet pastrimi dhe dezinfektimi i thellë të hapësirës pas qëndrimit apo kalimit nëpër to të personit të dyshimtë apo të konfirmuar me COVID-19.

    Sipas Manualit, punonjësit që duket se kanë simptoma (p.sh., temperaturë, kollitje apo vështirësi në frymëmarrje) kur arrijnë në punë apo sëmuren gjatë ditës, menjëherë duhet të ndahen nga punonjësit tjerë, klientët dhe vizitorët dhe duhet dërguar në shtëpi.

    Nëse një punonjës është konfirmuar të jetë i infektuar me koronavirus, punonjësit duhet të informojnë punonjësit tjerë për mundësinë e ekspozimit të tyre në COVID-19 në vendin e punës, por duhet të ruajnë konfidencialitetin sipas rregullave etike. /Rel/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj ministrit Murati i cili dje foli rreth subvencionimit të faturave të energjisë...
    Të tjera
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni sa shkon e po afrohen më shumë bashkë. Në orët e vona...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.