×
  • Lajme
  • Lajme

    Rugovasit kundërshtojnë mbylljen e rrugës, japin afat 48 orë për anulimin e vendimit

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Organizatat e Shoqërisë Civile të mbështetura nga përfaqësues të fshatrave të Rugovës, shprehën pakënaqësi lidhur me vendimin e prokurorisë për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve me materiale ndërtimi në zonat e tyre.

    Pas takimit që patën me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kanë thënë se ky i fundit u zotua se do t’i dërgojë një letër zyrës së prokurorit dhe se pritet vetëm vendimi i prokurorit në nivel lokal që të tërhiqet kjo masë.

    Drejtor i OJQ-së Syri i vizionit Veton Muja, ka thënë se bllokimi i zonës së Rugovës është bërë problematik e madhe për banorët e asaj ane, derisa ka theksuar se i kanë dhënë 48 orë kohë Ministrit që ky vendim të tërhiqet.

    “Sot ishim në takim me ministrin e mjedisit po njëkohësisht edhe me zëvendës kryeprokurorin, e gjithë Kosova tash më e dinë për rastin e bllokimit të zonës së Rugovës me materiale, që e kemi quajtur vendim jo kushtetues i marrë nga prokuroria në Pejë. Në një far forme së bashku me banorët e asaj zone kemi dhënë një ultimatum 48 orë që ky vendim të hiqet. I takuam paraprakisht institucionet ato e kanë marrë seriozisht këtë komunikim të banorëve dhe shoqërisë civile, besoj që në kohën më të shpejtë kemi premtimin që menjëherë ministria e mjedisit do t’i dërgojë një letër zyrës së prokurorit dhe pritët vetëm vendimi i prokurorit në nivel lokal që të tërhiqet kjo masë”, ka thënë ai.

    Ndërsa, ish-deputeti Ali Lajqi, ka theksuar se parku nacional duhet të zhbëhet, sepse siç ka thënë ai është në kundërshtim me shumë kritere të parkut nacional

    “Thelbi i kësaj është parku kombëtar ose nacional që është bërë në vitin 2011-12, është thelbi i kësaj çështje e cila u bë jashtë kritereve të një parku nacional dhe ky ligj nuk përbën esencën ose materien e cila do të ishte e qëndrueshme për një park nacional…Parku nacional duhet të zhbëhet u tha edhe prej Ministrit, duhet të vijë sa më shpejtë me procedurë që parku të korrigjohet ose të hiqet prona private prej parkut. Tentimi është që të zhbëhet plotësisht sepse është në kundërshtim me shumë kritere të parkut nacional”, ka thënë ai.

    Me vendimin e Parkut Nacional, rruga Pejë-Rugovë, është bllokuar për mjetet transportuese me material ndërtimorë. /kp/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.