Sot autoritetet shëndetësore italiane kanë deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistuar 1370 persona të infektuar me COVID-19, ndërkohë që një ditë më parë ishin 1108. Me bilancin e sotëm, Italia kalon 280 mijë rastet që nga fillimi i pandemisë.
Ndërsa të vdekurit nb 24 orët e fundit jane 10, ndërkohë që janë 143 personat në terapi intensive dhe 31 mijë personat e izoluara në shtëpi, dhe 543 të shëruarit.
Të gjithë rajonet italiane kanë shënuar raste, me Lombardinë që shënon rritje të ndjeshme (270 raste kundër 109 të ditës së djeshme), e ndjekur nga Campania, (143) dhe Puglia (143).
(BalkanWeb)