×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritet numri i delfinëve në ujërat rreth Hong-Kongut si shkak i masave kufizuese

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Kufizimet si pasojë e koronavirusit kanë çuar në një rënie të përdorimit të transportit në të gjithë botën.

    Por ndonëse këto masa kanë shkaktuar telashe te njerëzit, ato kanë qenë një lajm i mirë për disa kafshë, duke përfshirë një specie të rrallë të delfinit.

    Numri i delfinëve “humpback” indo-paqësor (i njohur gjithashtu si delfini i bardhë kinez, ose delfini rozë) të pikasur rreth Hong-Kongut, është rritur në muajt e fundit pasi trafiku i trageteve ka rënë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    “Këto ujëra, të cilat dikur ishin një nga rrugët më të ngarkuara në Hong-Kong, tani janë bërë shumë të qeta”, i tha “Reuters”-it Lindsay Porter, një shkencëtar detar nga Universiteti i St. Andrews.

    Ajo tha se numrat e delfinëve ishin rritur me 30% prejse anijet midis Hong-Kongut dhe Macaut u pezulluan në mars, duke shtuar se kafshët duket se ishin përshtatur shpejt me situatën e re.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Gjykata Themelore Penale në Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kreu i agjencisë së spiunazhit ‘Mossad’, David Barnea vizitoi Uashington këtë javë ndërsa Izraeli kërkon ndihmën e administratës Trump për të zhvendosur...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Me nga 1 vit burg u dënuan 10 prej të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’. Në mesin e të dënuarve edhe Agim Çeku,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, ka konfirmuar në një intervistë se i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, është takuar me...
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe...
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.