×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezikohet Qeveria Hoti: Përçarje e madhe brenda LDK-së

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Gjykata Kushtetuese e cilësoi si të rregullt dekretimin që Presidenti i vendit Hashim Thaçi ia bëri Avdullah Hotit për të krijuar Qeverinë.

    Por, si duket, LDK dhe mandatari i saj i dekretuar nga Presidenti, tani ka një problem shumë më të madh se sa tejkalimin e kësaj situate nga Gjykata Kushtetuese.

    Tash telashet janë brenda partisë së Isa Mustafës, ku një grup i të “pakënaqurve”, kanë filluar “rebelimin”, pasi janë paracaktuar emrat për drejtuesit e ministrive nga kjo parti, shkruan gazeta inFokus.

    Kështu kanë bërë të ditur burimet të sigurta, nga partia e Isa Mustafës për gazetën inFokus.

    Derisa kjo parti pa ndonjë telashe thanë që ishin dakorduar me AAK-në, NISMA-n e Listën Serbe për të krijuar ekzekutivin, kaq e lehtë nuk po është edhe me zyrtarët brenda saj.

    Nga burime të mirëinformuara gazeta inFokus, merr vesh se ka filluar përçarje e madhe brenda partisë së Isa Mustafës.

    Ky burim i ka thënë inFokusit, se përçarja e madhe ka filluar shkaku i emrave të ministrave, shkruan gazeta inFokus.

    Nëpër media, ditë më aprë qarkulluan edhe emrat e zyrtarëve të LDK-së që do të kenë poste në Qeverinë Hoti.

    Driton Selmanaj u tha të jetë zëvendëskryeministër, ndërsa Vlora Dumoshi do të vazhdoj të qëndroj në krye të ministrisë së Kulturës.

    Agim Veliu do të kthehet në ministrinë e Punëve të Brendshme, prej ku u shkarkua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan gazeta inFokus.

    Ndërsa, Anton Quni, do të vazhdoj të jetë ministër i Mbrojtjes nëse kjo ministri nuk i shkon AAK-së.

    E ajo çka është vërejtur, është se Hykmete Bajrami nuk do të qëndroj në ministrinë e Arsimit, por do të kaloj në atë të Financave.

    Derisa, Lumir Abdixhiku, nuk do të jetë fare ministër.

    Ministrinë e Infrastrukturës pritet ta udhëheqë Arban Abrashi, shkruan gazeta inFokus.

    Abdixhiku njihet si përkrahës i kryeparlamentares dhe kryetarës së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila edhe publikisht ka shprehur pakënaqësitë e thella me lidershipin e LDK-së.

    Madje, zyrtarë të lartë të partisë së Mustafës edhe kanë thënë që Osmani më nuk do të duhej të jetë pjesë e partisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.