Deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë deklaruar rreth 13 milionë euro pasuri. Ky subjekt politik që udhëhiqet nga ish-kryeministri Albin Kurti dhe që në Kuvend i ka 31 deputetë ka ligjvënës milionerë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasuri rreth 1 miliardë euro
Deputeti Valon Ramadani ka deklaruar pasuri prej rreth 3.3 milionë euro, mbi 1.8 milion euro pasuri i ka deklaruar deputeti Enver Haliti. Ndërsa deputetja që ka deklaruar më së paku pasuri është Fitore Pacolli, përkatësisht rreth 82 mijë euro, raporton portali “Front Online”.
Përndryshe, tre deputetë të këtij subjekti politik nuk i kanë deklaruar pasuritë e tyre në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit./Front Online/