Gjuha:
×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasuri rreth 1 miliardë euro

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Kosova është shteti më i varfër në rajon dhe në Evropë, por jo edhe politikanët e saj.

    Në shtetin ku papunësia dhe varfëria sillen rreth shifrës 30%, janë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë pasuria prej dhjetëra, madje edhe qindra miliona euro.

    Sipas një kalkulimi të thjeshtë të pasurisë të bërë nga portali “Front Online” 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasuri prej rreth 1 miliardë euro.

    Padyshim deputeti më i pasur i Kuvendit të Kosovës është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar pasuri prej 698.3 milionë euro.

    I dyti nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Kosovës është Gani Dreshaj i AAK-së, i cili ka deklaruar pasuri prej 87 milionë euro.

    Deputeti i tretë më i pasur i Kuvendit është Gazmend Abrashi i AAK-së që ka deklaruar pasuri prej 10.8 milionë euro, raporton “Front Online”.

    Vetëm tre deputetë të Kuvendit, Pacolli, Dreshaj dhe Abrashi kanë pasuri prej hiç më pak se 800 milionë euro.


    Deputetja e LDK-së, Saranda Musliu, ka deklaruar pasuri prej 7 milionë euro, bashkëpartiaku i Musliut, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar 2.2 milionë euro pasuri, Pal Lekaj i AAK-së rreth 2 milionë euro, Valon Ramadani i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka deklaruar 3.3 milionë euro pasuri, etj.

    Përndryshe, derisa pasuria e deputetëve të Kuvendit të Kosovës arrinë në shifrën prej rreth 1 miliardë euro, ndërsa buxheti vjetor i shtetit është mbi 2 miliardë euro./Front Online/

     

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Ekonomi05 Qershor 2023
    Janë bërë tre muaj prej kur Trusti është bllokuar në mungesë të anëtarëve të bordit të cilëve u ka skaduar mandati që...
    Ekonomi05 Qershor 2023
    Pesë dikastere të Qeverisë Kurti nuk kanë arritur asnjë rezultat sa i përket investimeve kapitale, në tre mujorin e parë të këtij...
    Ekonomi29 Maj 2023
    Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë dhënë propozimet e tyre për pagën minimale....
    Të tjera
    Lajme05 Qershor 2023
    Kryetari i Zveçanit nga radhët e PDK-së, Ilir Peci tha se as që e mendon tash për tash dorëheqjen. Kurse kryetari tjetër...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Katër persona janë arrestuar në Tiranë, për të cilët policia atje bëri të ditur se dyshohen për vepra të ndryshme penale. Një...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Disa trafikantë shqiptarë të përfshirë në një mega trafik droge në Europë, si dhe në bashkëpunimin me klanet mafioze kalabreze, “Ndrangheta”, kanë...
    Lajme05 Qershor 2023
    Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme po shihet nga faktori ndërkombëtar si rruga e duhur për shtensionimin e situatës në Veri. Ish-kryetari i...
    Lajme05 Qershor 2023
    Sllagjana Pantoviq, është emëruar nënkryetare e komunës së Zveçanit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i kësaj komune Ilir Peci. Pantoviq,...
    Lajme05 Qershor 2023
    Sot ka filluar “Java e Sigurisë në Komunitet”, ku policia do të ketë aktivitete nëpër rajone të vendit, deri më 14 qershor....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.