×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i Flamur Shalës/ Nëna ime ishte përfolur për guximin që ma la emrin

    FrontOnline
    28 Nëntor 2022

    Ai ka treguar disa nga arsyet se përse në atë kohë fëmijët pagëzoheshin me emra me motive kombëtare.

    Shala ka përmendur edhe një rast të nënës së tij për të cilën thotë se njerëzit kanë folur për të se si ishin në rrezik pasi e pagëzuan me emrin Flamur.

    “Pagëzimi me emrin Flamur nuk është i zakonshëm te kombet përreth e edhe përtej tyre. Te ne, pagëzimi me emra me motive kombëtare, sikurse edhe pagëzimi me emrat: Vlorë, Sarandë, Shkodran etj., lindi nga nevoja e kompensimit të asaj që të mungon, që të plotësohej një kërkesë më vete, identitare për individin, familjen dhe popullin. Është e njohur një sekuencë që tregonte nëna ime, Hasimja, se si është pëshpëritur për guximin dhe edhe druajtjen se ishte me rrezik për prindërit pagëzimi me emrin Flamur”, ka shtuar Flamur Shala për Front Online.

    E, pikërisht sot kur edhe jemi në ditën e flamurit, Shala tregon edhe se çfarë ndjesie i jep kjo festë.

    “Festa e Flamurit është në çdo kohë sublimim i kujtesës sonë. Nuk mund të jemi pa kujtesë. Kujtesa mban ekuilibrin e së tashmes e për të ardhmen tonё tё përparuar. Përmes saj jetojmë sot e do tё jetojmë edhe nesёr, me të kaluarën, me ata që i patëm, me historinë, luftёn, lirinё, paqen, përparimin e qytetërimin e brezave qё vijnё”, është shprehur ai.

    Rrëfimi i Flamur Shalës: Emrin ma vendosi babai, ishte i burgosur politik për flamur e për bashkimin e shqiptarëve

     

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.