Pasditën e djeshme disa persona janë rrahur mes vete në Pejë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, njëri nga ta i mitur, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy meshkuj tjerë.
Viktimat pas lëndimeve të marra kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit njërit nga të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit kurse tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt.