×
  • Lajme
  • Lajme

    Rozeta Hajdari: Afër 920 persona kanë deklaruar se kanë humbur vendin e punës

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Ministrja e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, në emisionin “Raport” në KTV ka folur për fazën e parë të kthimit në normalitet, derisa ka theksuar se deri më tani afër 920 persona kanë deklaruar se kanë humbur vendin e punës.

    Ajo ka thënë se tani faza e parë ka nisur me hapjen e disa tregjeve me pakicë dhe është optimiste se në fazën e dytë do të ketë edhe më tepër hapje të bizneseve të ndryshme.

    “Tregtia me pakicë janë krejtësisht të hapura. Jam optimiste që na fazën e dytë të ketë edhe më tepër veprimtari që hapen. Ne kemi inspektoratin e tregut që do të shikojë në baza ditore se si janë duke u respektuar masat. Mund të them se këto masa janë shumë të rëndësishme që të respektohen, përfshirë ajo e distancës dhe dezinfektimit. Sidomos në sektorin e ndërtimtarisë”, ka thënë Hajdari.

    Ajo ka paralajmëruar ndëshkime nëse nuk respektohen masat shëndetësore.

    “Në fazën e parë kur kemi lejuar ndërtimtarinë nuk ka pasur respektim të masave, por do të ketë ndëshkueshmëri nëse nuk respektohen këto masa. Parashohim se ndoshta mund të ketë edhe probleme, por mundësia është që edhe qytetarët të bashkëpunojnë, por jam optimiste se qytetarët do të adresojnë për të gjitha problemet që mund të hasin në treg”, ka thënë ajo.

    Numri i punëtorëve dhe buxheti kanë qenë kriteret kryesore për hapjen e bizneseve në fazën e parë.

    “Për fazën e parë kemi pasur disa kritere, kryesor ka qenë numri i punëtorëve dhe arka apo buxheti. Gjithmonë në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, pasi është ajo që po udhëheq. Kemi testuar që në javën e parë të fillojmë me hapjen e bizneseve. Porse na shqetëson që qytetarët do të mblidhen në turma. Nëse nuk respektohen masat që janë paraparë kjo do të brengosë dhe të na kthejë aty ku kemi qenë, e të mos shkojmë në fazën e dytë”, ka thënë Hajdari.

    Ajo ka shtuar se veprimet e ardhshme do të varen nga rezultatet që vijnë nga MSH-ja rreth pandemisë.

    “Duke u bazuar nga imputet që marrim nga inspektorët dhe raportet që vijmë për pandeminë ne do të veprojmë. Krejtësisht do të varet nga respektimi i masave, dhe nga situata që vjen nga raportet rreth pandemisë”, ka thënë Hajdari.

    Sipas saj Pakoja Emergjente është shumë e përshtatshme për të adresuar nevojat e bizneseve dhe punëtorëve në çështjen e likuiditetit.

    “Aplikimi po shkon mirë. Po ashtu edhe punëtorët që kanë humbur punën dhe nuk kanë kontratë mund të aplikojnë. Afër 920 të tillë janë deklaruar. Kusht i tyre është edhe paraqitja e rrogës së muajit shkurt 2020. Masa e katërt për ndërmarrjet publike gjithashtu kanë aplikuar dhe mendoj se do të shkojë mirë”, ka thënë Hajdari.

    Hajdari thotë se kanë krijuar edhe një grup koordinues për t’i adresuar çështjet e humbjeve ekonomike.

    Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se pakoja e dytë do të jetë për rimëkëmbje ekonomike.

    “Nesër do t’i diskutojmë por edhe në ditën në vijim, dhe do të ketë edhe anketa të reja. Ne kemi kalkuluar, ATK-ja ka marrë vendim që të shtyjë deklarimet e tatimeve dhe kjo situatë nuk na jepë pasqyrën e vërtetë se sa janë humbjet, para datës 15 nuk mendoj se mund të kemi një pasqyrë të saktë”, ka thënë Hajdari.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.