×
  • Lajme
  • Lajme

    Rigjykimi: Vrasja në qebaptoren “T-B” në Gjakovë, dorasi dënohet më 16 vjet burg

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit E.B. për veprën penale, “Vrasja” nga neni 178 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të ish Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I akuzuari E.B. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 nëntor 2017.

    I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej njëmijë e pesëqind e njëzet e një (1521.68) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej katërqind (400) euro si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar dy ditë më parë, i akuzuarit E.B., ka pranuar fajin se me 01 nëntor të vitit 2017 në Gjakovë, pikërisht në qebaptoren “T-B” me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.H. për shkak të një mosmarrëveshje që i akuzuari kishte pasur kohë më parë me tani të ndjerin.

    Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Ky rast ka qenë i kthyer në rigjykim. Më herët dorasi ishte dënuar më 18 vjet burg.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.