×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi: I ndjeri nga Gjilani nuk ka deklaruar e as nuk ka paraqitur dokumente që ka probleme shëndetësore, nuk u vë fajin mjekëve

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka theksuar se kushdo që futet në Kosovë nga shtetet e huaja, futen në karantinim prej 14 ditësh.

    Sipas Selimit, kur është plotësuar formulari në aeroport nga i ndjeri, ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë sëmundje.

    Ai ka theksuar në T7, se kjo është një procedurë standarde për të gjithë ata që kthehen nga vendet tjera.

    Selimi ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të merret me rastin, dhe ta hetojë deri në detajin më të vogël.

    ”Ai nuk ka deklaruar e as nuk ka paraqitur ndonjë dokument në lidhje me sëmundjen e tij. Këtë barrë nuk ua lë mjekëve, sepse ai nuk ka deklaruar që ka probleme shëndetësore”, tha ai.

    Selimi tha se vetëm nga Gjermania janë kthyer më shumë se 900 persona.

    Sipas tij, organizimin për kthimin e tyre e bën ambasada dhe konsullatat.

    Ndryshe, vdekja tragjike e 26 vjeçarit ka nxitur reagime të shumta. Opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.