×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshitaj tregon pse kërkuan nga Prokuroria të hetojë tenderët e MSH-së

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Çmimet e larta të ofertuesve dhe pranimi i tenderëve me pak operatorë konkurrues, janë disa nga dyshimet që kanë bërë që Komisioni Parlamentar për Shëndetësi të kërkojë nga Prokuroria të hetojë procedurat tenderuese të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë në kohë pandemie. Sipas kryetares së komisionit, Albena Reshitaj në komision është diskutuar edhe për dyshimet për favorizime të kompanive të caktuare e për kontrata të reja të bëra, përderisa kishte të tjera për të njëjtat çështje.

    Në Express Intervistën në KTV, Reshitaj ka thënë se gjatë gjithë periudhës së funksionimit, Komisioni për Shëndetësi ka marrë informata nga të gjitha institucionet përgjegjëse për ët kuptuar se si po bëhet menaxhimi i situatës me pandeminë.“Kemi marrë shqetësime nga qytetarët e vendit dhe akterët e linjae të menaxhimit të situatës se diçka s’po shkon mirë dhe kemi kërkuar nga MSH-ja të marrin materialet faktike që të shohim si po shkon edhe procedura e tenderimit. Ka disa ditë që kemi marrë këtë material dhe disa anëtarë e kanë analizuar materialin dhe me inicimin e deputetit Bekim Haxhiu, janë shprehur disa dyshime se diçka s’është në rregull.

    Dyshimet janë në çështjet e çmimeve abuzive me tenderë, favorizimi i kompanive të caktuara, kontratat e reja derisa kishte kontrata, por ka edhe dyshime për konflikt interesi për lidhjen e kontratave. Është kërkuar nga komisioni të ngritën si shqetësime dhe kemi marrë material, ishte gjysmak, por e kërkuam edhe pjesën tjetër. Pasi kërkuam edhe kontratat që ta kishim të gjithë materialin, dhe si komision jemi munduar të jemi sa më profesionalë e të mos futemi në pjesë që i takojnë organeve tjera për t’i trajtuar”, ka thënë Reshitaj teksa ka refuzuar të komentojë se ku duhet të jetë fokusi i Prokurorisë për hetime.

    Ajo ka bërë të ditur se të mërkurën të gjithë anëtarët e komisionit kanë votuar pro dërgimit të rastit në Prokurori, përveç deputetit të komunitetit serb që kishte abstenuar.
    Gjatë deklarimeve të Sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas Reshitajt, është kuptuar se ka pasur çmime tejet të larta nëpër tenderë.“Ndërkohë kemi ftuar drejtorin e Institutit, Naser Ramadani, për të na treguar për procedurat menaxheriale, për shqetësimet që kemi ngritur e më pas ishte edhe Sekretari i ministrisë. Mirë do të ishte sikur të mund të kishim hapësirë ligjore të ftonim ministrin, por pasi që është votuar mocioni i mosbesimit u detyruam të thërrasim sekretarin edhe pse është pjesë administrative. Sipas tij, ka pasur çmime shumë të larta, 1000 për qind, gjatë kësaj periudhe.

    Po flasim për procedurat e tenderimit për këtë periudhë. Po na intereson të dimë çka ka ndodhur me pakon dhjetë milionëshe që i është dhënë ministrisë për menaxhim të pandemisë e na intereson të dimë si janë realizuar këto tenderë. Sekretari na ka thënë pikërisht për këtë periudhë”, ka thënë tutje Reshitaj. “Komisioni ka votuar pro kërkesës për të shqyrtuar materialet për tenderë. Aty diskutohet edhe për operatorë ekonomikë, ka pas konkurrim vetëm nga një operator, në disa të tjerë dy-tre e në shumë pak 4-5, që i bie të mos është plotësuar ajo kërkesa të jenë së paku tre konkurrentë”.

    Sipas Reshitajt, autoritetet kanë pasur mundësi të ftojnë të gjithë operatorët ekonomikë pavarësisht pengesave fizike të komunikimit. Deputetja e AAK-së ka thënë se më 4 qershor do të formohet një komision hetimor parlamentar që do të merret me të gjithë situatën e menaxhimit të pandemisë.Sa i përket çështjeve politike nga qeveria në detyrë, Reshitaj ka thënë se po bëhen gabime politike. Ajo ka shtuar se duke analizuar situatën “shihet se janë shpërfaqur ego politike të liderëve në periudhë pandemie”.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.