×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshitaj: Nuk duhet të testohen më vetëm simptomatikët, por edhe ata që nuk kanë simptoma

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka lidhur lehtësimin e masave dhe shtimin e testimeve me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë.

    Në Kosovë, të mërkurën u regjistruan 77 raste të reja me COVID-19, pas dy ditësh rekord me raste. Të martën ishin 141 e të hënën 129.

    “Duke qenë shumë afër rrjedhjes së situatës në vend, ne si komision po e përcjellim me shqetësim variabilitetin e numrit të testimeve, infektimeve. Pos lirimit të masave që u bënë në fund të muajit maj, e një rëndësie të veçantë është edhe rritja e numrit të testimeve ditëve të fundit. Ky korrelacion ka logjikën e vet sepse në njërën anë ka nisur një fluks i vizitave dhe mosrespektimi i masave të rekomanduara, por është rritur edhe numri i testimeve. Prandaj ka logjikë edhe rritja e numrit të të infektuarve në vendin tonë. Konsideroj se tashmë duhet të fokusohemi në plan afatshkurtër, të plotësuar, për menaxhim të pandemisë, dhe në plan afatmesëm e afatgjatë”, ka thënë ajo në KTV.

    Sipas saj, rritja e madhe e numrit të rasteve të reja ka të bëjë edhe me mosseriozitetin e politikës në trajtimin e pandemisë.

    “Kjo tregon edhe mosseriozitetin e trajtimit të pandemisë në vendin tonë. Kjo është rezultat dhe mund të konkludojmë që më shumë u është dhënë rëndësi ndryshimeve politike gjatë pandemisë sesa qasjes profesionale gjatë trajtimit të pandemisë. Me gjithë respektin për stafin mjekësor, menaxhimin e ka pjesa politike e një vendi. Mendoj se tashmë kemi hy në fazë tjetër me situatën dhe lansimi i një manuali për mbrojtje nga virusi, është risi e nevojshme. Dua të apeloj që të monitorohet zbatimi i tij. Ky manual duhet të përditësohet dhe plotësohet në bazë të grumbullimit të informatave”, ka thënë ajo duke shtuar se duhet të rriten kapacitetet për të kryer testime.

    Ajo ka thënë se nuk duhet të testohen më vetëm simptomatikët, por edhe ata që nuk kanë simptoma.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.