Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim rektorët e Universiteteve Publike në vend, raporton “Front Online”.
Pas këtij takimi, Hoti është deklaruar për media, e ku ka thënë që ky takim ishte një takim punues në mes të Qeverisë dhe rektorëve për të koordinuar prioritet në programin e ri qeverisës.
LEXO EDHE: Hoti pas takimit me rektorët: Ka nevojë për disa ndryshime ligjore në universitete
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marian Dema, pas takimit me kryeministrin ka thënë që janë koordinuar për shumë veprime që duhet të ndodhin në arsimin e lartë, raporton Front Online.
“U dakorduam për shumë veprime dhe ndryshime që duhet të ndodhin më arsimin e lartë. U koordinuam që së bashku ato ndryshime mund t’i bëjnë realitet”, ka thënë ai.
Ndërsa rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, ka thënë që prioritet e Qeverisë “Hoti”, për arsimin lartë, janë të ngjashme me prioritet e tyre.
“Konferenca e rektorëve ka bërë një punë shumë të mirë në avancimin e arsimit të lartë. Do të punojmë në temat që Qeveria i ka prioritet e që janë edhe prioritet i arsimit të lartë. Ne do ta përkrahim Qeverinë dhe Qeveria do të na përkrahë edhe neve”, ka thënë Kosumi. /FrontOnline/
Direkt: Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media pas takimit me rektorët e Universiteteve Publike
Δημοσιεύτηκε από Front Online στις Παρασκευή, 19 Ιουνίου 2020

Të tjera
-
23:47 | 25 Shkurt 2021
-
23:43 | 25 Shkurt 2021
-
23:38 | 25 Shkurt 2021
-
23:29 | 25 Shkurt 2021
-
23:23 | 25 Shkurt 2021
-
23:13 | 25 Shkurt 2021
-
23:11 | 25 Shkurt 2021
-
23:10 | 25 Shkurt 2021
-
23:02 | 25 Shkurt 2021
-
22:53 | 25 Shkurt 2021
-
22:52 | 25 Shkurt 2021
-
22:43 | 25 Shkurt 2021