Një numër rekord i të infektuarve me coronavirus u vendos sot në Kroaci. Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 255 raste të tjera pozitive.
Nuk ka njerëz të vdekur, raporton portali index.hr. Në spitale janë të shtruara edhe 127 pacientë, nga të cilët 13 janë në respirator.
Numri i rasteve të reja në këtë vend ka qenë në rritje ditët e fundit, aq sa që sot Gjermania e ka vendosur në listën e kuqe, ndërsa austriakët nuk u kanë rekomanduar qytetarëve të vetë të udhëtojnë drejt këtij shteti ballkanik.
Sllovenia po shqyrton gjithashtu masat dhe këshillon qytetarët e saj që të kthehen para se të vendosen në karantinë.