Shqipëria ka vendosur rekord të ri të rasteve ditore me COVID-19.
Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër rekord.
Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 90 persona.
Gjithashtu, në Spitalin Infektiv kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të infektuar.
“Situata në Infektiv paraqitet serioze”, tha MSH.