×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekomandimi i Maliqit: Kosova duhet t’ua vendos një kusht Gjermanisë e Francës për vazhdimin e dialogut

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Analisti politik, Agon Maliqi ka thënë se Kosova duhet t’ua parashtrojë Gjermanisë dhe Francës kusht që të angazhohen për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE’së në mënyrë që të vazhdohet dialogu nën ombrellën e BE-së.

    Maliqi ka shkruar në Facebook se me këtë kusht Kosova do të futej shpejt në NATO.

    “Kosova duhet t’ia parashtrojë Gjermanisë dhe Francës një kusht për vazhdimin e dialogut nën ombrellën e BE-së: angazhimin e tyre për njohjen e Kosovës prej 5 shteteve evropiane që nuk na njohin. Kështu Kosova do të mund të futej shpejt në proces për të hyrë në NATO dhe nuk do të kishte trajtim asimetrik prej BE-së në raport me Serbinë”, ka shkruar Maliqi.

    Ai ka thënë po ashtu se pa këtë kusht të vënë nga Kosova drejt dy kryeqyteteve më të fuqishme evropiane çdo kërkesë e tyre për dialogun nuk mund të merret shumë seriozisht

    “Nga kjo pozitë nuk do të kishte kurrëfarë nevojë për të nxituar me marrëveshje dhe as për të bërë kompromise paralizuese. Pa këtë hap, çdo kërkesë që vjen prej kryeqyteteve evropiane në lidhje me dialogun nuk mund të merret shumë seriozisht”, ka shkruar ai.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.