×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekomandimet e PDK-së për pandeminë: Të rriten pagat e punëtorëve shëndetësor, të punësohen 1500 profesionistë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka nxjerrë disa rekomandime për të përmirësuar situatën e përgjithshme lidhur me menaxhimin e pandemisë.

    Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka dorëzuar te kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani sot gjatë ditës disa rekomandime që kanë për qëllim përmirësimin e situatës së përgjithshme për menaxhimin e pandemisë.

    Në këto rekomandime që i ka siguruar Front Online, PDK rekomandon që të autorizohet Komisioni për Shëndetësi që në afatin më të shpejtë kohor të sjellë për miratim në Kuvend ligjin Anti Covid.

    Gjithashtu, nga PDK’ja kërkojnë që të rriten pagat e profesionistëve shëndetësore.

    “Kërkojmë urgjentisht qe Qeveria e Kosovës me vendim te veçantë te rrisë pagat e profesionisteve shëndetësore, ashtu siç  ishte planifikuar me Projektligjin e Pagave, duke përfshirë edhe rritjen sipas kërkesave te infermiereve. Po ashtu, ky vendim duhet te përfshije te gjithë zyrtaret shtetërorë qe po përballen çdo dite me menaxhimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në kërkesë.

    Partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli rekomandon gjithashtu që të punësohen edhe 1500 punëtorë shëndetësorë.

    Gjithashtu, në këtë dokument shihet se PDK’ja ka kërkuar edhe licencimin e sektorit privat për të bërë teste për COVID 19, si dhe që të sigurohet IKSHPK’ja së bashku me organet e rendit që të prekurit me koronavirus të mos i shkelin kriteret e izolimit.

    Megjithatë, këto rekomandime në formë të rezolutës nuk janë miratuar për shkak se në seancën e sotme ka pasur mungesë të kuorumit, pasi që vetëm 40 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.