×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Regjistrohen 40 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Maqedonia e Veriut ka regjistruar 40 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, shifër kjo më e larta që nga 16 prilli kur ishin regjistruar 107 të infektuar.

    Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup dhe në Tetovë, që po konsiderohen si zona me rrezik të lartë.

    Të dhënat kanë të bëjnë me 549 testet e kryera në të gjithë vendin.

    Është regjistruar edhe një viktimë duke e çuar në 111 numrin e përgjithshëm të vitkimave. Gjatë 24 orëve të fundit 11 persona janë shëruar.

    Që nga paraqitja e rastit të parë, me koravirus janë diagnostikuar 1,898 dhe prej tyre 1378 janë shëruar ndërsa 409 ende janë aktiv.

    Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur apelin për respektimin e masave për mbrojtje nga përhapja e virusit.

    Qeveria ndërkohë pritet të shqyrtojë rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për zbatimin e orës policore për festën e Bajramit.

    Por, ky propozim është kundërshtuar nga Bashkësia Fetare Islame e cila ka thënë se jo vetëm që nuk mban përgjegjësi për hapjen e xhamive për faljen e Bajramit, por edhe ka dalë me masat se si duhet të realizohen ritualet fetare.

    “Vendosja e orës policore do të zemëronte pa masë besimtarët myslimanë, nga shkaku se gati një muaj në vikende nuk ka pasur orë policore, gjë që me automatizëm nënkuptohet se kjo bëhet me qëllim që të ndalohet falja e namazit të Fitër Bajramit, i cili falet njëherë në vit, namaz ky që zgjat vetëm 15 minuta”, thuhet në letrën e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi, drejtuar Qeverisë, Shtabit të Krizës dhe Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. /rel/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.