×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon vullnetarja e Klinikës Infektive për konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë, thotë se u përjashtuan nga lista e aplikantëve

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Në përballje me pandeminë COVID-19, përveç stafit mjekësor janë angazhuar edhe një numër i madh i vullnetarëve.

    Jehona Krasniqi e cila me profesion është mjeke e përgjithshme dhe gjatë kësaj kohe ka punuar si vullnetare në Klinikën Infektive, ka reaguar në emër të vullnetarëve që janë paraqitur në këtë klinikë gjatë kohës së pandemisë duke punuar pa pagesë.

    Ajo ka reaguar për konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi, sipas saj, nga 8 vullnetarë që kanë aplikuar në këtë konkurs vetëm njëri prej tyre është pranuar.

    Krasniqi është shprehur e zhgënjyer se puna e saj dhe të kolegëve u është hedhur poshtë në favor të dikujt që do t’i duhet të mësojë nga fillimi.

    “Më datë 12.06.2020 Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për 100 vende me numër Reference MSh 12/06/2020 për specialistë dhe mjekë të përgjithshëm, ku njeri nga kriteret ka qenë përparësi puna vullnetare. 8 nga vullnetaret kemi aplikuar ne këtë konkurs, meqë njeri vullnetar nuk ka pasur licence dhe specializantja nuk i ka plotësuar disa kushte te tjera.
    Prej 8 vullnetareve që kemi aplikuar për punë, vetëm një është pranuar e fatkeqësisht 7 te tjerë kemi mbetur jashtë, përfshirë edhe specialisten infektologe.
    Ky vendim ka qenë shokues për te gjithë ne me vet faktin që e gjithë puna jonë tashmë prej katër muajsh është hedhur poshtë, për të ardhur në pozitat tona dikush që duhet ta mësojë punën që nga fillimi. Për ma tepër qe përzgjedhja që është bërë ka lënë të kuptohet që ka pasur shkelje të rënda, duke u anashkaluar edhe intervista me gojë qe ka figuruar në konkurs, për çka nuk ka pasur mundësi as të verifikohet dokumentacioni”, ka shrkuar Krasniqi.

    Reagimi i saj i plotë:

    REAGIM NE EMER TE VULLNETAREVE TE KLINIKES INFEKTIVE,
    Qysh ne fillim te pandemise, ne Kliniken Infektive te QKUK-se jane paraqitur 10 vullnetare, 1 specialiste e Infektologjise, 1 specializante e infektologjise dhe 8 mjeke te pergjjithshem.
    Kemi hyre ne muajin e katert qekur kemi punuar me vullnetin me te madh ne kete klinike, duke i ndihmuar stafit ne menaxhimin e rasteve me COVID-19.
    Nuk kemi kerkuar asnje lloj kompenzimi, saqe deri edhe ushqimin dhe furnizimet e tjera ditore i kemi bere vet.
    Me date 12.06.2020 Ministria e Shendetesise ka hapur konkurs per 100 vende me numer Reference MSh 12/06/2020 per specialiste dhe mjeke te pergjithshem, ku njeri nga kriteret ka qene perparesi puna vullnetare.8 nga vullnetaret kemi aplikuar ne kete konkurs, meqe njeri vullnetar nuk ka pasur licence dhe specializantja nuk i ka plotesuar disa kushte te tjera.
    Prej 8 vullnetareve qe kemi aplikuar per pune, vetem nje eshte pranuar e fatkeqesisht 7 te tjere kemi mbetur jashte, perfshire edhe specialisten infektologe.
    Ky vendim ka qene shokues per te gjithe ne ne vet faktin qe e gjithe puna jone tashme prej kater muajsh eshte hedhur poshte, per te ardhur ne pozitat tona dikush qe duhet ta mesoje punen qe nga fillimi. Per ma teper qe perzgjedhja qe eshte bere ka lene te kuptohet qe ka pasur shkelje te renda, duke u anashkaluar edhe intervista me goje qe ka figuruar ne konkurs, per cka nuk ka pasur mundesi as te verifikohet dokumentacioni.
    Cilat kritere jane perdorur per kete?
    Kur kemi kerkuar te dijme permes telefonit se cfare ka ndodhur, na eshte thene qe nuk figurojme ne listat e aplikanteve e nuk kemi aplikuar.Ne i posedojme imellat e printuar se e kemi kryer aplikimin. Nese eshe bere fshirja e e-mailave tane, me kushedi se cfare qellimi, apo ndrrimi i listave, per kete duhet te pergjigjet komisioni i caktuar si dhe pergjegjesit kryesor ku eshte bere dergimi i aplikacioneve.
    Ne kemi shkuar menjehere ne Ministri te Shendetesise, por nuk jemi pranuar ne takim. Eshte kerkuar qe te dergohet nje ankese ne forme elektronike kurse te tjereve iu eshte pranuar edhe ankesa fizike. Nuk kemi marre pergjigje. I kemi shkruar drejt edhe Ministrit. Ndersa, kemi informaten qe tashme ka nisur procesimi i kontratave, duke mos u respektuar afati ligjor per parashtrimin e ankesave. Pra, edhe ankesa jone me gjase eshte fshire serish.
    Ne po kerkojme te zbatohet e drejte jone sepse ne, me shume se te gjithe te tjeret e punesuar qe figurojne ne liste, e meritojme te jemi te punesuar, ne vet faktin qe kur te tjeret kane hezituar, ne jemi paraqit ne Kliniken Infektive, duke e rrezikuar veten dhe familjet tona.
    Eshte shume shqetesues fakti qe avazi i vjeter po vazhdon; kush e ka krahun e forte ec perpara, ndersa ne te tjereve na tregohet dera.
    Ne nuk do e leme me kaq kete pune, do te ankohemi serish dhe nese eshte e nevojshme deri edhe ne gjykate. Ose do te futemi ne ate liste, ose do te anulohet i gjithe konkursi dhe asnje kontrate nuk do te nenshkruhet
    Ne emer te 7 vullnetareve te mbetur jashte konkursit te fundit te MSh-se: Jehona Krasniqi- Mjeke e Pergjithshme, vullnetare ne Kliniken Infektive.

     

    https://www.facebook.com/jehona.krasniqi.184/posts/10223967250751889

     

     

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, nënkryetaren e Zveçanit, Natasha Toamniq dhe nënkryetaren...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Ardita Sinani,...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kujtuar 32 civilët e fshatit Nabërgjan të Pejës, që u vranë nga forcat serbe 25...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Rreth 300 mijë mërgimtarë janë regjistruar deri tash në procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka filluar nga...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ambasadori Angili...
    Opinione01 Maj 2024
    Nga: Daniel Michaels / The Wall Street Journal (titulli origjinal: NATO Prepares to Face Russia – and Problems of Its Own) Trupat...
    Sport01 Maj 2024
    Komisioni i Garave i Federatës së basketbollit të Kosovës ka publikuar dënimet për ndeshjet e treta të serisë gjysmëfinale të playoffit në...
    Lajme01 Maj 2024
    Gjenerali Fadil Hadërgjonaj, i njohur me nofkën “Bjeshka” i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka deklaruar se Ballkani Perëndimor, Turqia, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë një dritare historike mundësish për të lidhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.