Vokalisti i Grupit Troja, Bujar Berisha, ka dalë me një reagim pas lajmërimit publik se grupi ku ai këndonte është ndarë.
Pas lajmërimit që gjatë ditës së sotme kanë bërë rrok grupi kosovar Troja, me anë të të cilit kanë lajmëruar publikisht se ata janë ndarë dhe nuk funksionojnë më si grup pas gati 30 vjetësh, vjen edhe reagimi i vokalistit të grupit.
Në atë lajmërim thuhej se ndër arsyet e ndarjes është edhe përfshirja e politikës në grup dhe mos interesimi i tyre për t’u përfshirë në, sipas tyre, ‘ahengjeve’ politike.
Meqë ky lajmërim vjen pak ditë pas pjesëmarrjes së tyre në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, është nënkuptuar se ky kjo pjesëmarrje ka bërë që grupi të dalë me këtë vendim.
Megjithatë, vokalisti i grupit i cili ka qenë pjesë e këtij tubimi, ku ka performuar, thotë se nuk është e vërtetë që grupi është ndarë pas protestës së 12 qershorit.
Më poshtë është postimi i plotë i Berishës: