×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon përsëri Bislimi: Papunësia nuk është zvogëluar shkaku i pandemisë!

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, përmes një shkrimi në “facebook”, i është kundërpërgjigjur këshiltarit të Vjosa Osmanit, Faton Pecit, si dhe Visar Ymerit, për kritikat ndaj punës së tij si ministër.Bislimi thotë se as që nuk mund të bëhet fjalë se papunësia në Kosovë është zvogëluar falë pandemisë.

    Shkrimi i plotë:

    Falenderim publik për zotërinjtë Peci dhe YmeriZotëri Peci sot paska marrë mundin që publikisht të propozojë emrin tim për çmimin Nobel për ekonomi, që padyshim është një shprehje maksimale e respektit, dhe për këtë e falenderoj përzemërsisht. Njëkohësisht shfrytëzoj rastin ta informoj që propozimet apo nominimet për çmimin Nobel për ekonomi si rregull nuk bëhen:1. Nga ata që nuk e njohin ekonominë

    2. Nga ata që keqkuptojnë (nga mosdija apo qëllimisht) konstatimet e personave që i nominojnë3. Për persona që nuk kanë zbuluar as model e as teori për thjeshtë dhe për hir të transparencës (edhe si princip i punës) kanë raportuar për statistikat ekzistuese.Në vazhdim një thjeshtësim deri në masën që shpresoj e kupton edhe zotëri Peci, i fjalisë së cilës mbase i referohet:“Kjo, nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare (ende e nënvlerësuar) do të binte në nivelin e 24.1%”.Kjo fjali, zotëri Peci, nuk pretendon që papunësia në Kosovë është zvogëluar falë pandemisë, larg qoftë. Do të ishte tmerr sikur dikush me shkollim elementar të mendonte ashtu, siç e paskeni menduar Ju. Kjo fjali bashkë me pjesën tjetër të raportimit të statistikave nënkupton që situata e krijuar si rrjedhojë e pandemisë COVID 19, dhe mënyra e dizajnimit të pakos emergjente, kanë krijuar terrenin e përshtatshëm për formalizim të atyre që me vite e kanë konsideruar të levërdishme (në masë të madhe falë politikave, pjesë e të cilave keni qenë edhe Ju) të operojnë jashtë kornizave ligjore. Zotëri Peci, e me siguri as edhe të tjerët as nuk duhet të frikohen e as të brengosen nga formalizimi i ekonomisë.
    Paksa më i sofistikuar, andaj edhe më i stërkequr është reagimi i ish mikut tim Visar Ymeri, i cili si duket trishtohet nga secilit raport pozitiv i punës së qeverisë. Z. Ymeri sikur të kishte pak mundësi ndikimi, gjithë ekonominë e vendit do e kalonte në informalitet, vetëm e vetëm për të mund të arsyetojë devijimin e tij gati trevjeçar politik.Megjithatë pak shpjegim bazik edhe për Visarin:1. Formulën për kalkulimin e normës së papunësisë nuk mund e ridefinojmë sa herë të duam. Është e njëjta që përdoret anekënd rruzullit tokësor:Norma e papunësisë=numri i të papunëve : fuqinë punëtore.Tash Visar, përpiqu të fusësh në formulë këto informata:
    a. Fuqia punëtore në tremujorin e katërt: 502.622;
    b. numri i të papunëve të regjistruar 130.289;
    c. punëtorë të rinj të regjistruar brenda muajit të kaluar 9.946 (ky numër sot ka arritur në 10.597);
    d. numri i atyre që kanë humbur vendi e punës gjatë pandemisë 1.268 (sot ky numër është 1.327).2. Ekonomia joformale është problem shumë i madh i secilit vend, dhe nuk ka nevojë të listohen dëmet direkte dhe indirekte që derivojnë si për sektorin privat ashtu edhe për atë publik, nga kjo veprimtari. Rrjedhimisht edhe alokohen resurse të ndieshme si humane ashtu edhe financiare për reduktimin e saj. Dhe sa herë që shohim raporte për vendime që kanë rezultuar në uljen e ekonomisë informale, secili prej nesh do duhej të ndihej mire, e të mos turret me sulme. Uroj që të mos kishe preferuar që këta 10.000 persona të mbesin edhe më tej në sektorin joformal. Unë shpresoj që në të ardhmen të arrijmë formalizim më të madh të ekonomisë. Dhe Visar, si edhe besoj e di, një nga arsyet e informalitetit është mosbesimi në institucionet e qeverisë; andaj logjikisht do mund të thuhej e kundërta për motivet që qojnë në formalizim.3. Kjo pjesa që flet për dëmet e ekonomisë dhe të fuqisë blerëse, ku vend e pavend po përdoren shumat e 130 dhe 170 Euro, besoj s’ka nevojë të komentohet, meqë buron e tëra nga mosleximi i vëmendshëm i masave të pakos emergjence fiskale.Krejt në fund Visar, paralelisht me uratën që bashkë me familjen ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë të pandemisë, shpresoj që edhe në javët, muajt dhe vitet në vijim të jemi të aftë të të zhgënjejmë ty dhe të tjerët si ti, me “manipulime” të këtilla.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.