Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, u infektua të martën me Covid 19.
Ky njëherit është rasti i vetëm aktiv me COVID-19 në këtë komunë.
Këtë e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësja e komunës, Margarita Rashiti.
Ajo ka treguar se gjendja shëndetësore e kryetarit është e mirë dhe se nuk ka raste të tjera të te infektuarve.
“Atë ditë që kryetari ka rezultuar pozitiv është shëruar plotësisht edhe personi i fundit që ka qenë I diagnistifikuar më parë. Mostra të reja nuk janë marrë akoma dhe disa prej stafit të ngushtë të kryetarit që kanë mundur të kenë kontakt janë izoluar menjëherë pasi është kuptuar që ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Korona. Gjendja shëndetësore e kryetarit është e mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të kësaj sëmundjeje”, u shpreh ajo për Front Online.