
Vetëm një rast i ri me koronavirus është konfirmuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Sipas njoftimit rasti është nga Komuna e Kamenicës.
“Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Poliçkë)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve me koronavirus në Kosovë është 861, me 561 të shëruar dhe 27 të vdekur.