×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramosaj jep ultimatum: Do të presim deri me 27 gusht për rrugën Deçan-Plavë

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka folur për zhvillimet që lidhen me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

    Ramosaj në RTV Dukagjini ka thënë se sot me kryeministrin Hoti ka diskutuar për çështjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

    “Me datën 27 gusht do të kem takime me të gjitha ambasadat dhe KFOR-in dhe aty do të argumentojë pse punimet në këtë rrugë duhet të vazhdojnë”, tha ai.

    Kryetari i Komunës së Deçanit thotë se nuk beson se ndonjëri nga ambasadorët është kundër ndërtimit të kësaj rruge e që sipas tij është jetike për turizmin e kësaj komune.

    Ai thotë se nuk është problem ndërprerja e punimeve por problem sipas tij mbetet mënyra se si duhet të përfundojnë punimet në këtë rrugë.

    Ramosj thotë se nuk ka komunikim me Igumenin Sava Janjiq.

    Ai thotë se me Janjiqin kanë pasur marrëveshje që rruga të ndërtohet por sipas tij gjërat ndryshuan kur u caktua takimi në SHBA.

    Kryetari i Deçanit thotë se për hir të momentit politik që ndodhet Kosova do të presin deri me 27 gusht.

    “Pas kësaj date duhet të na tregohet zgjidhja për këtë projekt. Zgjidhja e vetme është që rruga duhet të përfundojë në këtë segment që është tani”, tha ndër të tjera Bashkim Ramosaj./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.