×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Kelmendi propozon: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme 10 ditë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Biznesmeni i suksesshëm, Ramiz Kelmendi sot ka propozuar që në Kosovë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme , nga data 19 Qershor (e Premte, ora 21:00) deri tek e Hënja e dytë ora 5:30) pra 10 ditë.

    Kësisoj, sipas tij do të shpëntohen sado pak ekonomia.

    “..mund të shpëtohet ajo çfarë ka mbetur të shpëtohet. Pra me masa drastike, ne i zëvendësojmë humbjet Miliardëshe me humbje disa qindra milionëshe”, tha ai.

    Njoftimi:

    Aplikimi i gjendjes së jashtëzakonshme

    Me disa shembujë të argumentuar, në tre pika të rëndësishme, po e ndajë me ju miq, gjendjen e gjithëmbarshme në sektorin ekonomik të vendit, që nga Shpallja e Pandemisë e deri më sot!

    1. Covid 19 dhe dëmi Ekonomiko-Social që po e sjellë në vitin 2020

    – Humbjet në brutoprodukt po e arrijnë shifrën e Një miliard euro dhe kjo vetëm deri në fundë të këtijë Qershori

    -Humbjet në buxhet po i afrohen shifrës 500 milion euro deri në fundë të këtij Qershori

    -Rëniet në vende pune do vazhdojnë të arrijnë në dhjetëra-mijëra deri në fundë të Qershorit

    – Të gjitha këto u shkaktuan nga masat izoluese për një numër të vogël të infektuarish, apo edhe numër të vogël të të testuarish.

    2. Ndikimet pas heqjes së masave, pas rikthimit me nxitim të infektuarve

    – Sanksionimi i veprimtarive, pjesëve të tyre nëse paraqitet i prekuri , apo ndonjë i punësuar nuk zbaton masat e përcaktuara

    – Frika që po paraqitet nga të punësuarit në kontakte me qytetarë, të infektuar të mundshëm dhe hezitimi për të kryer me perkushtim detyrat.

    – Frika nga qytetarët që të lëvizin në bashkësi familjare, për pushime, blerje, restorane etj.

    – Mosrespektimi i masave mbrojtëse dhe distancuese nga qytetarët në hapësira familjare.

    – Nga të infektuarit e deritashëm shumicën e kemi raste kontakti jashtë hapësirave komerciale, që do të thotë, se qytetarët pa qëllim po vetinfektohet dhe janë përhapës të pandemisë. Andaj, në vendë që të izolohen dhe sanksionohen, ata po kontrollohen dhe i bie që po shantazhohen e dënohen kompanitë dhe hapësirat që nuk janë shpërndarës të pandemisë.

    – Në anën tjetër shohim, më së shumti të infektuarë dhe shpërndarës nëpër institucionet shëndetësore publike dhe private edhe pse ata duhet të jenë më të kujdesshmit.

    3. Ndërrerrni masa proporcionale që të ndalohet dëmi që po vie

    – Nëse pandemia përfundon në fundë të këtij Gushti, dëmi në brutoprodukt do arrijë mbi 2 miliard.

    – Nëse kjo vazhdon me trend të njejtë, edhe për buxhetin dëmido jetë afër një miliard, me çfarë do rrezikohen edhe pagat e institucioneve.

    – Nëse vazhdon kështu, numri i të pa-punësuarve në sektorin formalë dhe informalë do arrijë në 100 mijë.

    Andaj, merrni masa, shpalleni gjendjen e jashtëzakonshme dhe bashkëpunoni në implementim të tërësishëm dhe pjesërishëm të kësaj gjendjeje conform paraqitjes së nevojës.

    Merrni masa ndajë qytetarëve të papërgjegjshëm.

    Ndaloni lëvizjen e tërësishme, nga data 19 Qershor (e Premte, ora 21:00) deri tek e Hënja e dytë ora 5:30) pra 10 ditë!

    Në një formë të tillë aplikimi;

    – humbja mundë të ndodhë në brutoprodukt 200 milion euro

    – humbja në buxhet është 65 milion euro

    – humbja në kompensim të të punësuarve rreth 40 milion euro

    – Pra, humbja në të gjithë sektorët e përballushme

    Këto kalkulime humbjesh nga ekspertiza që e ngrita më lartë, argumentojnë se mund të shpëtohet ajo çfarë ka mbetur të shpëtohet. Pra me masa drastike, ne i zëvendësojmë humbjet Miliardëshe me humbje disa qindra milionëshe.

    Masat e gjertanishme, si nga e kaluara e ashtu edhe të tashmet, janë treguar të pasuksesshme!

    Me respekt;

    Ramiz Kelmendi

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.