×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Kelmendi: Edhe Albin Kurti t’i bashkohet Thaçit dhe partive tjera

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi ka apeluar gjithë spektrin politik në vend që të bashkohen në këtë kohë të rëndësishme për vendin.

    Sipas tij, edhe lideri i VV-së, ish-kryeministri Albin Kurti duhet t’i bashkohet këtij grupi.

    Kelmendi, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se dorëheqja e Thaçit është e papranueshme, sepse për t’i përmbyllur proceset politike të vendit, është e paevitueshme pjesëmarrja e Presidentit të vendit dhe mbështetja e liderëve politik.

    Postimi i plotë:

    Kosova në udhëkryq – A do arrijnë Liderët Institucional dhe politik tja dalin

    Pamfleti nga Gjykata e Hagës e ndaloi, preu përkohësisht një Marrëveshje Ndërkombëtare jetike për të ardhmen e Shtetit të Kosovës, një marrëveshje e cila do ndodhte mu nga ajo Shtëpi e Bardhë që urdhërojë forcat e NATO-së të bombardonin Serbinë në vitin 1999.

    Hapja e paraprocedures në këtë kohë, hapja e paraprocedurës për kreun e UÇK-së, për kreun e PDK-së, dy personaliteteve të rëndësishme të jetës Politike dhe institucionale të shtetndërtimit, hapja e paraprocedurqs për Presidentin e vendit, janë jashtëzakonisht të dëmshme, nëse bëhen të Plotëfuqishme, sepse akuzat janë të rënda, të pavërteta, të nxitura nga Dicke Marty dhe duhet kohë për tu vërtetuar.

    Andaj, si të tilla, këto akuza vendosin njollë të përkohshme edhe tek miqtë Ndërkombëtare. Duhet cekur se këto akuza kanë rrjedhë si një lum nëntokësorë, kohë më parë. Këto akuza kanë mobilizuar edhe vetë këta liderë të akuzuar që të inicojnë dhe mbështesin nismën për formimimin e Gjykatës së Hagës dhe të gjitha këto zhvillime mbi tokë janë bërë në vazhdimësi dhe janë mbështetur nga Bashkësia Ndërkombëtare.

    Po e kthejë në vëmendje zv/Presidentin Amerikan Biden, i cili Presidentin Thaçi e quajti Xhorxh Ëashingtoni i Kosovës. Kujtojmë këtu edhe të gjitha ato bashkëpunime dhe bashkëveprime me bashkësine ndërkombëtare nga z. Kadri Veseli si në aspektin politik dhe në format tjera të bashkëpunimit të Sigurimeve nga Agjensitë Intelegjente të huaja, të izoluara dhe të pamundësuara të rrënojne arritjet politike dhe ekonomike të vendit. Shtrohet pyetja; Çka ndodhi dhe si ndodhi kaq shpejtë ?

    Kjo duhet të jetë sprovë për të parë spektrin politik si do veprojë me agjendë shtetërore, a do orjentohet agjenda në përpjekje të brendshme apo do të unifikohen dhe ti tregojnë Bashkësise Ndërkombatare se akuzat janë akuza të institucioneve juridike të formuara dhe mbështetura po nga këta liderë dhe nga shumë të tjerë që mundë të jenë të përfshirë në akuzimet e ardhshme.

    Dorëheqja duhet dhe është e papranueshme, sepse për ti përmbyllur proceset politike të vendit, është e paevitueshme pjesëmarrja e Presidentit të vendit dhe mbështetja e liderëve politik, e në veçanti nga lideri i Vetëvendosjes, si lider nga partia më e madhe dhe e mbështetur nga PDK, LDK, AAK, NISMA dhe AKR por edhe e qeverisë, meqë përvoja politike e z. Thaçi është e domosdoshme përkunder politikanëve të pabesë serb në krye me Vuçiqin i cili mori mbështetje të madhe nga qytetarët e vet.

    Andaj, uniteti dhe mbështetja e spektrit politik, në vendin tonë, duhet pranuar me urtësi dhe me përulje e dinjitet, por edhe mbështetja e këtyre liderëve po bëhet në emër të besimit, se UÇK dhe udhëheqësit e tyre janë të pastër dhe në emër të besimit se çdo gjë po bëhet dhe po ndodhë për të ardhmen e Kosovës, sot më shumë se kurrë na duhet unitet i shprehur, i cili do gjejë mundësi që të shkohet në Shtëpinë e Bardhë pa dëmtuar zgjedhjet Presidenciale, e në veçanti të z.Trump.

    Pa unitet të qartë të liderëve politik, pa mbështeje qytetare të gjithëmbarshme që do krijojë opinion edhe tek BE-ja, se çështjet juridike dhe ato shtetërore janë të ndara dhe në moment që fuqizohen do respektohen siç ishte edhe në të kaluarën kur z. Haradinaj ne dy raste u tërhoqë nga pozitat e larta shtetërore, ne e kemi vështirë tja dalim.

    Le ta kujtojmë si lider politik dhe dhe si qytetarë, gjenocidin e hapur mbi Srebrenicën, gjenocidin e Millosheviqit mbi shqiptarët në tërësi, e i cili vdiq dhe nuk u dënua për veprën e gjenocidit – rastësi apo veprim për ta ndarë nga jeta – kjo i mbetet historisë. Por shqetësuese për globin le të mbetet se edhe sot, pas vdekjes së tij, disa qarqe në Serbi ende i qëndrojnë besnik dhe atë duke heshtur.

    Andaj, është e imja dhe besoj shumë njerëzore, të kërkoj nga liderët politik ta mbështesin Luftën e Pastër të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, ta mbështesin Institucionin e Presidentit dhe tu tregojnë miqve Amerikan dhe europian (BE-së) se në bisedimet me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes do vazhdojnë me unitetin tonë, me liderë institucional Thaçi – Hoti dhe ekipet e tyre. Kjo, sepse këta liderë institucional gëzojnë mbështetjen dhe kanë aftësinë për të bërë marrëveshje të qëndrueshme dhe të pranueshme. Në të kundërtën, vala pandemike që po zgjatë do ndikojë në stabilitet ekonomik dhe politik i cili mundë të rezultojë në prolongimin e çështjes sonë në pafundësi – sikurse Palestina.

    Ramiz Kelmendi

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pesë emigrantë të paligjshëm janë zbuluar sot pasdite në një kamion me targa vendore në Terminalin Doganor në Ferizaj. Sipas Policisë së...
    Lajme11 Korrik 2025
    Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e lagjes "Soziu" në Prizren kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë për një zjarr në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Mjekët kanë paralajmëruar për një katastrofë në spitalin më të madh funksional të Gazës për shkak të mungesës kritike të karburantit dhe...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Një vullkan në Antarktidë po nxjerr pluhur ari me vlerë 5,000 paund çdo ditë dhe për shkak të ngadalësisë së shpërthimit të...
    Lajme11 Korrik 2025
    Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje thotë se është linçuar nga eksponentët e VV’së, pasi pati një kërkesë që ka të bëjë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.