Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se viti i ri shkollor do të filloj në shkolla që nga shatori.
Sipas tij, në shkolla do të mbajnë mësimin klasat e para deri në të pestat.
Ramadani gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, bashkë edhe me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë të ditur se po shikohet mundësia se si do të zhvillohet mësimi për nivelet e tjera të arsimit.
“Grupi i ekspertëve kanë punuar dhe po shihet mundësia e hapjes së shkollave për klasat e para dhe të pesta”, ka thënë ai./Front Online