×
  • Lajme
  • Lajme

    Raka: Nxënësit shumë shpejt do të kthehen në shkolla

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Situata me koronavirus në Kosovë është “e menaxhueshme”.

    Kështu është shprehur mikrobiologu Lul Raka, i cili ka thënë se në aspektin epidemiologjik situata është brenda parametrave të parashikuar.

    “Rastet prej 4 majit janë të menaxhueshme. Lirimi i masave është i pritshëm në situatën aktuale epidemiologjike dhe është kontribut i rikthimit të jetës ekonomike dhe sociale”, është shprehur Raka në Klan Kosova.

    Raka ka theksuar se reale është edhe rinisja e procesit mësimor.

    “Besoj se shumë shpejt do ta kemi edhe çështjen e kthimit të nxënësve në shkolla. Besoj që edhe në këtë fushë do të ketë lëvizje pozitive. Kjo nuk do të thotë në kthim në normalitet të plotë. Qytetarët duhet të kenë kujdes. Të mbahet distanca dhe maska në vende të mbipopulluara. Duhet të shmanget qëndrimi në vende të mbyllura”.

    “Procesi qysh ka qenë më 12 mars nuk mund të kthehet, por tashmë ka përgatitje që të kthehet pjesërisht mësimi dhe fëmijët të kthehen në shkolla”.

    Raka ka thënë se grumbullimet duhet të evitohen maksimalisht të cilësdo natyrë qofshin ato.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.