×
  • Sport
  • Sport

    Rafa Marquez, kandidat serioz për të marrë drejtimin e Barcelonës

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Ish-reprezentuesi i Meksikës, Rafa Márquez tani shihet si një nga kandidatët për të zëvendësuar Xavi Hernández si trajner i Barcelonës, pavarësisht se është konsideruar si një opsion i përkohshëm vetëm dy muaj më parë, raporton ESPN.

    Ka një mbështetje në rritje brenda klubit për Márquez, me kërkimin për një trajner të ri që pritet të përshpejtohet pas daljes së Barçës nga Champions League kundër Paris Saint-Germain të martën.

    Márquez, 45 vjeç, fillimisht u konsiderua vetëm si një trajner i përkohshëm në rast se Xavi, i cili njoftoi në janar se do të largohej në verë pas më shumë se dy vitesh në detyrë, nuk e përfundonte sezonin.

    Ish-mbrojtësi i Barcelonës është në krye të skuadrës B të klubit, të cilët janë në garë për t’u ngjitur në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

    ESPN raporton se Barcelona ende po shqyrton alternativa të tjera si Hansi Flick dhe Thomas Tuchel, por Márquez tani është gjithashtu një opsion afatgjatë sepse klubi e di se do të jetë e vështirë t’i ofrojë një projekt kaq të rëndësishëm një trajneri me përvojë për shkak të kufizimet ekonomike që do të kenë në merkaton e ardhshme.

     

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Sport30 Prill 2024
    Borussia Dortmund do të përpiqet ta fitojë ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germain, sipas trajnerit Edin Terzic. Përballja e parë e gjysmëfinales...
    Sport30 Prill 2024
    Bayern Munich dhe Real Madridi do të takohen sot (e martë) me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të fazës...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC) lansuan programin...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Qeveria ukrainase ka rritur shpenzimet e saj për dronët, duke shtuar 392 milionë dollarë për këto armë, tha kryeministri Denys Shmyhal. “Me...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evropian, bëri të ditur një nga takimet që kryeministri Kurti dhe...
    Sport30 Prill 2024
    Borussia Dortmund do të përpiqet ta fitojë ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germain, sipas trajnerit Edin Terzic. Përballja e parë e gjysmëfinales...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.