×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Çdo votë tash e tutje të shërbejë si urë drejt Evropës

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, ka folur lidhur me zgjedhjet presidenciale në raundin e parë,por edhe për çështje të tjera.

    Ai, për rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve, tha se ishte një betejë legjitime ndërmjet Frontit Evropian dhe VLEN, ku shqiptarët u përcaktuan për përfaqësimin e tyre politik.

    “Tanimë, në raundin e dytë të zgjedhjeve , ku do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare dhe tanimë nuk ka më betejë ndërmjet kampeve shqiptare, por është një nevojë e fuqizimit e tanimë fituesit të raundi të parë karshi nacionalizmit në ardhje q po paralajmëron rrezikimin e çdo të arriture viteve të fundi”, deklaroi Osmani në një intervistë për RTK, teksa shtoi se edhe në këto zgjedhje u pa se qytetarët ende votojnë brenda kampeve etnike, pavarësisht zotimit tonë se këto zgjedhje do të jenë të fundit të drejtpërdrejta e që mbetet një zotim që duhet realizuar në të ardhmen, që të jetë një president i zgjedhur me konsensus gna Parlamenti.

    Osmani, duke qenë edhe në funksionin e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, u shpreh i kujdesshëm në deklaratat e tij, lidhur me ndasinë e votuesve shqiptarë atje, që pamundësoi shkuarjen në balotazh, siç tha ai, për të ruajtur raportet shtetërore.

    Lidhur me këtë ai përmendi anëtarë  të partive politike në Kosovë që janë futur në listën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

    “Skena politike këtu është e konsoliduar. Votuesi shqiptar në Maqedoni të Veriut është një ndër më të pjekur politikisht”,de laroi Osmani, duke shtuar se votuesi ka kaluar në një proces politik dhe nuk bien kollaj në ndikime të tilla, por që shtoi ai ka ndikuar në rritjen e supremacisë etnike, duke kërkuar arritjen e 61 deputetëve për t’i përjashtuar shqiptarët nga vendimmarrja.

    Ai përmendi Mickoskin i cili kishte deklaruar se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të 8 majit, partia e tij ka në dispozicion shqiptarët e tij të preferuar, e që sipas tij është turpi i skenës politike shqiptare, nëse ndodh kjo.

    “Arritjet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut mund të jetë libër, udhërrëfyes për çdo revolucionar në botë për të promovuar të drejtat e popujve të shtypur”, theksoi Osmani.

    Duke folur për raundin e dytë të zgjedhjeve, Osmani tha se do të jetë betejë mes izolimit dhe integrimit evropian.

    Ai, më tej, shtoi se çdo votë tash e tutje të shërbejë mur kundrejt nacionalizmit maqedonas dhe urë drejt Evropës, teksa vuri në dukje interesat gjeopolitike të superfuqive në botë, ndërmjet NATO-s dhe Rusisë në rajon.

    Osmani: Ndihem krenar për kontributin kundrejt Kosovës dhe rajonit

    Lidhur me Frontin Evropian, Osmani tha se prej tash shqiptarët, duhet të punojnë me dy duar, një për shqiptarët  e një për komunitetet joshumicë që ua besuan të ardhmen e fëmijëve të tyre.

    Ndërkaq lidhur me kritikat e disa zyrtarë të Qeverisë së Kosovë kundrejt tij si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut , sa ishte edhe kryesues i OSBE-së, për propozimin e tij për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, Osmani u përgjigj se nëse ka qenë ashtu, sikundër pretendojnë ata, pse nuk kanë reaguar me kohë, por nëntë muaj më vonë.

    Ai tha se ndjehet rehat dhe krenar në kontributin e tij, si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, kundrejt Kosovës dhe rajonit në përgjithësi.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se mbi 300 serbë në më pak se 2 javë kanë konvertuar patentë shoferët e...
    Lajme21 Maj 2024
    Ish deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, tha se i ka parë më zë e figurë 2-3 deputetë të VV’së që kanë deklaruar...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar sot një darkë pune me partnerë të koalicionit qeverisës dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë në...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, në një intervistë, ka paralajmëruar se është duke punuar për formimin e një subjekti politik....
    Lajme21 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, pasi kritikoi aksionet e Policisë në Veri. Bashak ka...
    Lajme21 Maj 2024
    Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zv/shefin e Misionit të Mbretërisë së...
    Lajme21 Maj 2024
    Qëndrimi i Lidhjes Demokratike, ndryshe nga ai i PDK-së. Nënkryetari për Organizim Partiak, Gazmend Muhaxheri nga radhët e LDK-së, thotë se s’është...
    Lajme21 Maj 2024
    PDK-ja ka kërkuar koordinim mes liderëve partiak opozitar për t’i siguruar votat e nevojshme për shpërbërje të Kuvendit. Deputetja e kësaj partie,...
    Lajme21 Maj 2024
    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dega në Prishtinë, njofton se sot ka realizuar një plan taktik lidhur me rastin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.