×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qytetarët po luftojnë për mbijetesë, çmimet e testeve për COVID-19 shumë të larta”

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas certifikimit të institucioneve shëndetësore private për bërjen e testit anti-Covid. KMDLNj deklaron se nëse informatat që testi për COVID-19 do të kushtojë deri në 50 euro, kurse ai serologjik 20 euro, kjo është e papërballueshme për qytetarët

    “Nëse ingormatat janë të sakta, testi anti COVID kushton 50 euro kurse ai serologjik, në institucionet shëndetësore private kushton 20 euro që, në rrethanat e rënduara ekonomike kur një numër i madh i qytetarëve të Kosovës lufton për të mbijetuar, kjo shumë është e papërballueshme”, thuhet në komunikatën e KMDLNj’së.

    KMDLNj ka kritikuar ministrin aktual të Shëndetësisë, Armend Zemajn, dhe ish0ministrin Arben Vitia, për numrin minimal të testimeve.

    “Ministria e Shëndetësisë, ajo e Vitisë dhe kjo e Zemajt , kanë marrë mjete të konsiderueshme nga Buxheti i Kosovës dhe shumë donacione nga Bashkësia ndërkombëtare për luftë kundër pandemisë mirëpo krahasuar me vendet e rajonit , numri i të testuarve është minimal në ndërkohë që numri i të infektuarve dhe viktimave është jashtëzakonisht i madh”, thuhet në reagimin e KMDLNj’së.

    KMDLNj deklaron se nëse informatat që testi për COVID-19 do të kushtojë 50 euro, janë të vërteta, kjo do të vështirësojë gjendjen e shtresave më të rrezikuara.

    “Tash, nëse ky çmim prej 50 eurosh është i vërtetë, kjo edhe më shumë do ta vështirësojë gjendjen e shtresave më të rrezikuara ndërsa këta që i kanë të gjitha mundësitë, duke përfituar pameritueshëm, vetëm sa ndikojnë në rritjen e numrit të të vdekurve”

    “Fillimisht pezullimi i Udhëzimit Administrativ për çmimin e barnave që siguronte mundësi për shtresat e rrezikuara të blejnë barna e që përkohësisht u hoq dorë nga kjo dhe licencimi i institucioneve shëndetësore private, me çmime të kripura, mund të jetë hyrje dhe mundësi për një korrupsion pandemik nëse nuk monitorohet, auditohet dhe hetohet në rast se ka dyshime për shpërdorime. KMDLNj është kundër diskriminimit flagrant që iu bëhet qytetarëve të Kosovës me ç’rast po rrezikohet shëndeti i pjesës dërrmuese të qytetarëve që e kanë shumë të nevojshme, në emër të mbrojtjes së një pakice, padrejtësisht të privilegjuar!”, thekson komunikata.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.